Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Grupi i ekspertëve: Probleme serioze në zbulimin e të infektuarve në Shqipëri

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Grupi i ekspertëve antiCOVID pranë Partisë Demokratike thotë se ka probleme serioze në zbulimin e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri.

Në një deklaratë publike ata paraqesin rastet e dy pacientëve të shtruar në spitalin e Traumës të cilët sipas tyre në ekzaminimin me skaner rezultojnë se kanë dëmtime pulmonare karakteristike të COVID-19, por në testimin e tamponit rezultojnë negativë.

Ata dalin me një propozim me 5 pika që ka në thelb bërjen e analizave të tjera përpos tamponit si dhe decentralizmin e analizave laboratorike duke mos ja lënë atë në monopol QSUT-së, shkruan “opinion”.

Deklarata e grupit të ekspertëve antiCOVID pranë PD: “Në Qendrën e Traumës u paraqitën dy pacientë të traumatizuar. Në ekzaminimin e zakonshëm me Scaner u konstatuan dëmtime egzistuese pulmonare, karakteristike prej Covid 19.

Në testimin virusologjik (tampon) të mëtejshëm rezultojnë negativë, pra ka një mospërputhje në diagnozë.

Po të analizojmë dhe të dy rastet e mëparshme të aksidentuara nga Durrësi, gjejmë po kështu mospërputhje midis ekzaminimit Scaner dhe atij me tampon.

Në këtë situatë, vetë të dhënat e Scanerit, që janë më të besueshme flasin për probleme serioze në zbulimin e të prekurve, në ndjekjen e këtyre, difekte këto madhore që kërkojnë zgjidhje:

—Së pari, në këto raste duhet kërkim i dyfishtë virusologjik (PCR) në një laborator tjetër me ripërsëritje të ekzaminimit pas 3-5 ditësh.

Kjo normë tek ne nuk realizohet sepse gjithçka është monopol i një laboratori, edhe pse janë mundësitë e shfrytëzimit të laboratorëve të tjerë për këtë test.

—Së dyti, pamja karakteristike nga Scaneri i atij pulmoni mund të vazhdojë të qëndrojë gjatë mbas këtyre dëmtimeve virusale, pra rezultati negativ i “tamponit” nuk hedh poshtë diagnozën me Scaner, pra as gjurmimin e domosdoshëm të kontakteve, gjë që nuk po bëhet.

—Së treti këta pacientë, ashtu si dhe depistimi në tërësi, kanë nevojë për analizat imunologjike IGG, IGM dhe IGA gjë e mundshme në një numër të konsiderueshëm laboratorësh, por që me gjithë insistimin tonë vazhdon të shpallet “e ndaluar”.

Theksojmë se “justifikimi” me certifikimin nga OBSH të tyre, që po përdoret për ta bllokuar edhe këtë ekzaminim vetëm në QSUT, është i pavërtetë. Veçse sot kur ka metoda të shumta të përcaktimit të antitrupave që nga imunokromatografia deri te ELISA; kujdes me përzgjedhjen!

—Së katërti, ky fenomen i zbulimit të dëmtimeve të mushkërive prej Covid 19 nga ekzaminimet Scan për shkak të arsyeve të tjera, flet për moskorrespondimin e të dhënave zyrtare me numrin e të infektuareve në realitet, si pasojë e një niveli testimi me “tampon” shumë nën nevojat e vendit dhe mungesën e plotë të atij imunologjik, që nuk mund të tejkalohen vetëm me nga një pikë analizash.

Duhen mobilizuar me rimbursim për qytetarët, të gjitha kapacitetet laboratorike në qendër e periferi për test, test, test.

—Së pesti, zbulimi i këtyre pacientëve me dëmtime të tilla në mushkëri, pra në stade të avancuara të sëmundjes, tregon një mosfunksionim të hallkave, duke filluar nga mjeku i familjes, që duhet të shndërrohet në një nga “motorrët” kryesorë, si dhe për domosdoshmërinë e përfshirjes në këtë përballje për depistim e trajtim të të gjitha mundësive imazherike të vendit”.

Tags: Ekspertegrupkoronavirusproblemeseriozë

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Koronavirusi në Itali, bilanci i viktimave në 24 orët e fundit

”Zaniolo solli Koronavirusin në Itali ”, mbrojtësi italian habit me deklaratën

Kriza shëndetësore/ Bushati flet për një grup të ngushtë që përfitojnë tendera







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Rikthehet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi

09:16 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com