Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Grupet e emergjencave nuk kishin as doreza pune”, Paloka i “vërsulet” qeverisë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Paloka nxjerr provat: Ç’bëri Veliaj gjatë natës pas festimeve për Ditën e Verës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i ka cilësuar përfaqësuesit e mazhorancës njerëz të “pafytyrë” duke marrës shkas nga daljet e tyre në seancën e sotme plenare.

Përmes një postimi në “Facebook”, Paloka shkruan se në vend që të japin llogari e të mbajnë përgjegjësi për situatën në të cilën ndodhet vendi, dalin dhe shpërndajnë dekorata për njëri-tjetrin.

Ndër të tjera, ai tregon rastin e një ish-deputeti, i cili i dëshpëruar për të nxjerrë njerëzit e tij nga rrënojat iu kërkonte kova fqinjëve për të hequr mbeturinat. Ndërsa shtoi se grupet e emergjencave nuk kishin as doreza.

Reagimi i Palokës:

Të pafytyrë! Në vend që të japin llogari e të mbajnë përgjegjësi, kanë dalë të marrin dekorata në sallën e Parlamentit. “Qeveria ka vepruar në mënyrën më ekselente”- thotë një ministre e qeverisë së babëzisë dhe duke hyrë në rol, njësoj si kryekllouni, shton se “po i mbaj lotët deri sa të mbaroj fjalimin”.

“Ishim tek pallati i shembur në Durrës që herët në mëngjes”, tha. Thua se kjo është detyra e qeverisë.

Opozita vërtetë ka heshtur këto ditë për përgjegjësitë, po jo që këta të pafytyrë në vend që të mbajnë përgjegjësi, të fillojnë të ndajnë dekorata për njeri-tjetrin.

Isha dhe unë atë mëngjes në Durrës, për fat të keq i pafuqishëm si shumë të tjerë. I pafuqishëm si disa nga familjarët e atyre që ishin nën rrënoja. Sigurisht që nuk kam gjë tjetër veç falënderimeve si për zjarrfikësit ashtu dhe për punonjësit e policisë që ndodheshin aty. POR…

Ne që ishim aty pamë se këta njerëz që kishin ardhur për emergjencë, NUK KISHIN AS DOREZA PUNE e jo pajisje të tjera.

Me vjen keq që detyrohem të përmend një detaj; njëri prej familjarëve që kishte njerëzit nën rrënoja, ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe dilte vetë, i dëshpëruar si një njeri që ndihet i pafuqishëm të ndihmojë të dashurit e tij, e iu kërkonte fqinjëve të pranishëm të sillnin KOVA nga shtëpitë për të hequr mbeturinat…

Kjo ishte gatishmëria dhe sjellja “ekselente” e qeverisë. E kësaj qeverie që pas tërmetit të shtatorit në vend që të merrte masa, deklaronte nëpërmjet Xhaçkës se jemi më të përgatitur se kurrë për emergjenca.

Ndërkohë kaosi total që vazhdon nuk pritet të sjellë asgjë të mirë për mijëra familje në fatkeqësi. Ato familje e ata njerëz nuk kanë nevojë për spektaklin dhe karagjozllëqet e kryeministrit, as për shfaqjen e ministreshave që me veshje të zeza bëjnë sikur mbajnë lotët në podiumin e Parlamentit dhe thurin lavde për “shpëtimtarin” në krye të tyre. Kjo është rruga për ta bërë edhe më të thellë krizën dhe rënduar fatkeqësinë.

Tags: Dorezaedi palokagrupet e emergjencesmazhorancatermet

TË LIDHURA

Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë, gjatë lindjes përdorën…
Aktualitet

Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë, gjatë lindjes përdorën…

10:18 | 17/10/2025
Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.

09:09 | 17/10/2025
Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin anësor të rrugës, humb jetën pasagjeri
Aktualitet

Personi i arrestuar vëllai i autorit, si paraqitet gjendja e të plagosurit

09:00 | 17/10/2025
Next Post
Zgjedhja e anëtarëve të KED/ Meta bën thirrje për veprimtari transparente

Zgjedhja e anëtarëve të KED/ Meta bën thirrje për veprimtari transparente

“Po të prishet timoni” Maliqi paralajmëron Ramën: S’do i gëzosh 61 bashkitë

“Nuk bie rrufeja në pikë pikë”. Deputeti i opozitës kërkon dorëheqjen e Ramës

7 parashikimet tronditëse që kanë dalë të vërteta

7 parashikimet tronditëse që kanë dalë të vërteta







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet
Kultura

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

by mirseda
10:36 | 17/10/2025
0

Mbrëmjen e kaluar, në fasadën e ish-hotelit “Vollga”, janë ekspozuar rreth 120 foto të skanuara, që i...

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

10:25 | 17/10/2025
Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë, gjatë lindjes përdorën…

Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë, gjatë lindjes përdorën…

10:18 | 17/10/2025
Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…

Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…

09:17 | 17/10/2025
Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme

Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme

09:12 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com