pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahiscasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetinterbahismatadorbetroyalbetdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobetjojobet güncel girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Grindjet e Hotit dhe Vuçiqit në distancë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Presidenti serb Vuçiq tha se sa të jetë ai president, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Hoti u përgjigj se pa njohje reciproke nuk ka marrëveshje me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës i nxitur nga një deklaratë e presidentit të Serbisë Vuçiq, për “mosnjohje të pavarësisë së Kosovës”, tha se “nëse nuk ka njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje me Serbinë”.

Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e bëri pas një deklarimi të presidentit serb, i cili tha se “deri në prill të vitit 2022, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, duke aluduar në përfundim të mandatit të tij si president. Në prill 2022 do të mbahen zgjedhjet e të reja presidenciale në Serbi.

“Ne kemi shumë çështje të rëndësishme. Por deri në prill të vitit 2022, kur ka zgjedhje, si për presidentin ashtu edhe për parlamentin, kjo nuk do të ndodhë. Pastaj le të vendosin votuesit”, citohet të ketë thënë Vuçiq. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i cili tha se “nëse nuk do të ketë njohje reciproke, nuk do të ketë as marrëveshje”. Hoti shkroi në facebook, se “deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut ndërmjet dy vendeve”.

Grindjet në distancë

“Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje”, shkroi Hoti në profilin e tij social, duke shtuar se “Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

“Kosova mbetet  e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së”, shkruan Hoti.

Kryeministri Hoti dhe presidenti i Serbisë më 4 shtator të këtij viti, ka nënshkruar në Shtëpinë e  Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Tramp, një marrëveshje për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nuk ka filluar së zbatuari akoma, ndonëse pala kosovare thotë se ajo marrëveshje do të zbatohet.  Mediet në Serbi citojnë presidentin serb të ketë thënë se SHBA tash edhe pse me një president të ri, “nuk do të ndryshojnë pozicionin e tyre ndaj Kosovës, pa marrë parasysh se cila administratë është në pushtet”. Sipas Vuçiqit: “Është e vërtetë që ata (SHBA) po humbin durimin, por Serbia arrin të rezistojë dhe të vonojë”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 nën ndermjetësimin e Bashkimit Evropian, e që ka për synim normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.  Dy javë më parë i ngarkuari i fundit i BE-së në dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak, tha se procesi nuk është i bllokuar dhe takimi i radhës ndërmjet Hotit dhe Vuciq do të mbahet “sapo të krijohen kushtet”.

Lajçak për dialogun

“Unë jam i angazhuar për të lehtësuar bisedimet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe që kjo zgjidhje të jetë edhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”, tha Lajçak para anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit Evropian, duke potencuar se procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi është “një rrugëtim i gjatë dhe me shumë pengesa”.

Në fillim të dhjetorit Komisioni Evropian, miratoi një strategji për agjendën e re të raporteve transatlantike, më saktësisht raporteve mes Bashkimit Evropian dhe SHBA. Në këtë agjendë strategjike, Komisioni Evropian përmend edhe nevojën që BE-ja dhe SHBA të vazhdojnë bashkëveprimin edhe në Ballkanin Perëndimor, me theks të veҫantë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Evropa i ka dhënë Ballkanit Perëndimor perspektivë të anëtarësimit në BE. Vazhdimi i partreritetit mes BE-së dhe SHBA-së dhe koordinimi i afërt në Ballkanin Perëndimor është thelbësor, posaçërisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne, duhet të punojmë së bashku për të mbështetur pajtimin, të përmirësojmë qeverisjen dhe të shtyjmë përpara reformat kyçe”, thuhet në tekstin e strategjisë së Komisionit Evropian për raportet mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi./DW/

Tags: Aleksandër VuçiçAvdullah Hotidialogu Kosove-Serbi

TË LIDHURA

Rajoni

Profesori serb për deklaratën e ministres së Vuçiçit: Jo vetëm fyeu shqiptarët, poshtëroi Serbinë!

11:04 | 17/07/2026
Bota

Marta Kos reagon ndaj deklaratës së Paunoviç: Nuk mund ta imagjinoj që është ende ministre

14:29 | 16/07/2026
Bota

Mitsotakis sulmon opozitën dhe Prokurorinë Europiane: Kush do t’u kërkojë falje ministrave tanë?

13:45 | 16/07/2026
Next Post

Video/ Balaj në superformë, shënon sërish në Bundesligën austriake

Biden do rifillojë çështjen shqiptare/ Bastardi Vuçiç e Rama duan destabilizim

Bullgaria nis vaksinimin kundër Covid-19 në fund të dhjetorit







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com