E martë, 23 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Greva e naftëtarëve, Rama: Pasojë e privatizimit të kompanisë në mënyrë kriminale

Kryeministri Edi Rama ka folur për grevën e naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej 9 ditësh kanë ndërmarrë aktin ekstrem.

Në një konferencë për mediat nga selia e kryeministrisë, Rama tha se kjo situatë është shkaktuae si pasojë e privatizimit të kompanisë në mënyrë kriminale.

Kryeministri tha se ka bërë ç’është e mundur nga ana e tij.

”Është kompani private. E privatizuar në mënyrë kriminale. Janë pasojat e një procesi privatizimi kriminal. Jemi përfshirë në mënyrë të vazhdueshme për të lehtësuar dhe mbështetur ata njerëz që janë aty, duke bërë lloj-lloj akrobacish, dhe do bëja një libër më vete për ata, që ajo ndërmarrje të vijojë normalisht.

Jo më larg se pak javë më parë takova Presidentin e Azerbajxhanit. Edhe dje, sot akoma, pasdite do marr informacion se çfarë të reje ka në këtë drejtim. Çfarë kemi ndihmuar sa kemi mundur. Por për të na fajësuar është e tepërt. Kemi bërë dhe do bëjmë çmos’’, u shpreh kryeministri Rama.

Janë rreth 900 naftëtarë të cilët prej dy vitesh kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe kërkojnë rinisjen e punës në uzinë.

🔎 EKONOMIA NË FOKUS• Rritja e Pagave për bluzat e bardha dhe arsimtarët në 1 janar 2021 është rezultat konkret i përpjekjeve të mëdha për të rritur mundësitë e Shqipërisë në shpërblimin e punës😍Më e mira është ende përpara nesh dhe më e keqja ka kaluar👍#ShëndetësiaqëDuam👩🏻‍🔬#ArsimiqëDuam👨🏻‍🎓#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

Publiée par Edi Rama sur Mardi 6 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se negociatat me Kryedemokratin Lulzim Basha po vazhdojnë dhe sipas tij mes tyre do të ketë...

Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion

Në një qytet provincial të përgjumur, lindi një djalë me emrin Vladimir Uljanov. Kur të rritej ai do të luante një rol të madh...

Itali/ Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni shqiptar (Emri)

Një shqiptar i identifikuar si Dorian Resili, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ky i fundit ëstë kapur me drogë, e cila...

Shëndetësia/ Hajdari: Mjekët paradite punojnë në publik, pasdite në privat

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, pasi ajo kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të...

Nuk vuani aspak nga i ftohti gjatë dimrit? Ja çfarë e shkakton këtë gjë

Shumica prej nesh,detyrohemi të përjetojmë një periudhë me mot të ftohtë për të paktën një pjesë të vitit. Dhe një studim i ri ka...