Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Greqi, duke e çuar në 162 numrin total të viktimave të regjistruara.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për dy gra të cilat ndodheshin të shtruar në spitalin NIMTS.
Pacientja e parë e cila ishte 92 vjeç ka ndërruar jetë pak para orës 23.00 të së premtes. Raportohet se ajo vuante edhe nga dështimi kronik i veshkave dhe kishte gjakderdhje.
Ndërsa pacientja tjetër 84-vjeçare ka vdekur pak para orës 7 të së shtunës. Edhe ajo kishte sëmundje të tjera shoqëruese si diabeti, parkinsoni etj.
Deri më tani, Greqia ka konfirmuar gjithsej 2,770 raste të personave të infektuar. Më shumë se 1,300 persona janë shëruar ndërsa 1,240 raste janë ende aktive.
Nga rastet aktive, 24 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.