E enjte, 25 Nëntor, 2021
17.5 C
Tirana

“Kisha kollë të thatë dhe nxirrja gjak”/ ‘Pacienti zero’ në Francë tregon simptomat

Një 43-vjeçar francez dyshohet se është “pacienti zero” i prekur nga koronavirusi në Francë, që në dhjetor të 2019.

Zyrtarisht, Franca e ka shpallur rastin e parë me COVID-19 më 24 janar, por “pacienti zero” dyshohet të jetë identifikuar një muaj më para kësaj date.

Pas analizave të kryera, Amirouche Hammar rezultoi se kishte qenë i prekur nga koronavirusi shumë më herët, që prej 27 dhjetorit.

Në një intervistë për “Quarto Grado”, Hammar tregon se simptomat e tij të koronavirusit i janë shfaqur që më 20 dhjetor të vitit 2019.

“Gjithçka filloi më 20 dhjetor, kisha një kollë të thatë, temperaturë dhe dhimbje në gjoks. Më pas shkova në spital në mëngjes dhe në mbrëmje kisha kollë të thatë sërish dhe nxirrja gjak.

Kam qenë në reaminacion për tre net. 20 ditë më parë mësova se ajo që unë kisha pasur ishte koronavirusi. Në atë periudhë kur isha infektuar unë nuk flitej për koronavisurin në Francë vetëm në Wuhan në Kinë.

Unë nuk kam bërë asnjë udhëtim në Kinë apo në Azi. Por bashkëshortja ime para meje kishte pasur temperaturë dhe kollë por ajo nuk shkoi asnjëherë në spital. Ajo punon në një supermarket ku ka punonjës aziatik”, tha ai.

Franca është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në botë, duke shënuar mbi 178 mijë raste infektimi dhe 27,529 viktima.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Akt terrorist apo gabim njerëzor? 44 viktima, 1 i mbijetuar është zhdukur

Aksidenti në Bullgari ka marrë një tjetër rrjedhë, me shumë enigma. Mediat bullgare aluduan se në autobus po transportohej benzinë ose naftë, ndaj dhe...

Kryemadhi del me tre propozime për fermerët, nuk lë pa ‘thumbuar’ Ramën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka propozuar tre amendamente lidhur me fermerët. Në fjalën e marrë në Kuvend, Kryemadhi kërkoi që ndihma konkrete për...

Deputeti hedh shashkën e radhës: Flitet për satelitët por traktorët nuk ndizen

Deputeti demokrat Samir Korreshi, është bërë pjesë e protestës së fermerëve të Lushnjës para Kuvendit. Në një prononcim për mediat, Korreshi u shpreh se...

Bullgari/Detajet e aksidentit tragjik, dyshohet për sasi mbi normë të naftës

Ende vijojnë hetimet për shkaqet që ndikuan në aksidentin e autobusit maqedonas. Hetimi në lidhje me shkaqet të cilat çuan në humbjen e 46...

Protesta/Rama i befason të gjithë: Të vijë edhe ai me dy gishtat lartë

Sot përpara Kuvendit kanë dalë në protestë fermerët, të cilët kanë qenë duke pritur kryeministrin Edi Rama që të futej në seancë plenare. Kreu i...