E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Grenell mbështet paralajmërimin për tërheqjen e trupave të SHBA nga Kosova

I dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka mbështetur deklaratat e senatorit amerikan, David Perdue.

Ky i fundit ka thënë se nëse qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj Serbisë, atëherë SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në këtë vend.

Më tej në postimin e tij, Perdue shprehet se SHBA e ka ndihmuar Kosovën këto 20 vite për ruajtjen e paqes me Serbinë. Sipas tij, tashmë është radha e Prishtinës që të luajë rolin e saj.

Grenell e ka ripostuar statusin e senatorit nga Georgia në faqen e tij në Twitter.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, shkruan Perdue në postimin e tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...