E mërkurë, 28 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Conte pranë qytetarëve/Drejt pezullimit të taksave, faturave të ujit e dritave

Italia është zgjuar sot e gjitha në karantinë, për të ndalur përhapjen e koronavirusit të ri. Masa e paprecedentë, është në fuqi deri më 3 prill, dhe prek të gjithë popullatën e Italisë. Italia është bërë vendi më i prekur në Europë, pas Kinës, me numrin e rasteve që e ka kapërcyer shifrën 9 mijë.

Në dekretin e ri, qeveria italiane e kryeministrit Giuseppe Conte po mendon të nxjerrë së shpejti një urdhëresë, për të mbështetur emergjencën ekonomike. Ndër këto masa, planifikohet të pezullohen pagesat e gjobave, hipotekave dhe faturave të tjera detyruese si taksat, tatimet, pagesa e energjisë, ujit në të gjithë Italinë. Lajmi u dha nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Stefano Patuanelli.

Patuanelli sqaroi se vendimet e reja që po projektohen, i vijnë në ndihmë të gjitha familjeve dhe bizneseve në vend.

Përsa i përket injektimit në buxhet të shumave që duhet për të përballuar masat e reja ekonomike, ministri e bëri të qartë që shuma do të tejkalojë 7.5 miliardë euro që u diskutua në ditët e fundit, dhe sipas tij, shuma mund të jetë rreth 10 miliardë euro.

“Me siguri do të ketë një deficit pak më të lartë buxhetor, në mënyrë që të kemi më shumë mundësi për ndërhyrje ekonomike në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve”.

Kryeministri italian ka shpallur zonë të kuqe të gjithë Italinë. Në një deklaratë për mediat, Conte tha se masat kufizuese do të shtrihen në të gjithë vendin.

“E gjithë Italia zonë e kuqe, ndalohen lëvizjet. Të infektuarit, të vdekurit po rriten ndjeshëm”, tha Giuseppe Conte, dhe ftoi të gjithë të ndryshojnë qëndrim dhe të kufizojnë lëvizjet.

Lexo edhe :   Varianti Delta në Shqipëri, konfirmohen 16 raste të reja në 24 orët e fundit

Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...