Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Grabiti pacientin e intubuar, infermierja: E gjeta portofolin ne ashensor

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Foto/ Infermierja “hajdute” e infektivit, i vodhi portofolin pacientit me covid

Pak javë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e vjedhjes së portofolit dhe kartës bankare të një pacienti të intubuar në Spitalin Infektiv, nga ana e infermieres Ronida Hysi.

Kjo e fundit u la dje në arrest shtëpie dhe pranoi se ka marrë paratë. Por Hysi tha, se nuk e ka vjedhur portofolin, por e ka gjetur në ashensor. Kur është marrë në pyetja infermierja nuk ka mohuar që ka përdorur kartën e pacientit, por ka thënë se portofolin e ka gjetur në ashensorin e repartit të Infektivit gjatë punës dhe aty brenda ishte kodi PIN.

Ajo që mbetet e pasqaruar prej saj është fakti se pse nuk e dorëzoi portofolin e gjetur dhe mbi të gjitha sesi përfundoi sërish portofoli tek pacienti i ndjerë, më pas tek familjarët e tij dhe tani në studion e “Stop”. Sipas dosjes hetimore kamerat e sigurisë së një bankomati në QSUT kanë kapur në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 Dhjetor një vajzë me flokë të kapura që kishte probleme me të ecurën në këmbën e majtë që kishte kryer veprime me kartën e pacientit.

“Mirë e gjeti në ashensor, por pse ky portofol u gjet në rrobat e të ndjerit? Kam përshtypjen se nuk e ke gjetur në ashensor. Përveç familjarëve e kam dhe unë në dorë”, tha Kodra.

“Nuk jam këtu që kjo infermiere të varet në litar. E them këtë për t’iu kundërvënë fort dhe ashpër të gjithë mesazheve apo komenteve që bëhen, duhet varur, duhet prerë, jo. Duhet dënuar çdo fenomen negativ, duhet përjashtuar nga e përgjithshmja jonë që rëndon jetën e gjithsecilit. Ti me të vërtetë mos motër e ke gjetur në ashensor këtë, por e kupton se çfarë traume u ke krijuar atyre familjarëve se përveç humbjes së jetës së familjarit të tyre ndihen dhe të plaçkitur. Çështja nuk ka mbaruar, hetimet nuk kanë mbaruar. Pranoj argumentin që ka një fëmijë të vogël, por që e gjeti në ashensor, hiq dorë nga kjo, hiq dorë avokati se është e turpshme”, shtoi Kodra.

Ronida Hysi u arrestua pak ditë më parë, pasi i kishte vjedhur paratë nga portofoli një pacienti dhe kishte bërë disa tërheqje me kartën e tij të bankës. Ishte djali i pacientit, i cili denoncoi pranë emisionit “Stop” ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur në spitalin Infektiv. Ai tregoi se babai i tij, kishte qenë i shtruar në spital që më pak kishte ndërruar, ishte vjedhur gjatë kohës që kishte qenë i sëmurë me Covid në spitalin Covid1.

Djali rrëfeu se babai i tij kishte pasur me vete në portofol 20 mijë Lekë të rinj dhe një kartë banke me 60 mijë Lekë, por kur i kishin dorëzuar sendet personale, paratë mungonin. Më pas nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se kishte qenë infermierja Hysi që i kishte marrë 20 mijë Lekët nga portofoli dhe i kishte tërhequr 60 mijë Lekë nga bankomati.

Hysi në seancën e parë para gjykatës pranoi që kishte vjedhur paratë dhe tha se e kishte bërë për shkak se jeton e vetme dhe ka një fëmijë për të rritur. Ronida Hysi është një nga infermieret e grupit të dytë të bluzave të bardha që shkoi në Itali për të ndihmuar kolegët e vendit fqinj në kulm të pandemisë./TvKlan

Tags: covidinfermierepararonida hysivjedhje

TË LIDHURA

Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët
Politikë

Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët

19:08 | 19/12/2025
Aksident Fier–Berat: Zetori përplas makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur
Aktualitet

Aksident Fier–Berat: Zetori përplas makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur

18:50 | 19/12/2025
Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur
Politikë

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur

18:19 | 19/12/2025
Next Post
Rama: Meta po bllokon projektin e Vlorës

Meta i prerë: Nuk do të ketë kurrë marrëveshje me Ramën

Hoxha: Të dënuarit me burg të përjetshëm japin 1 milion euro për t’u liruar

Hoxha: Të dënuarit me burg të përjetshëm japin 1 milion euro për t’u liruar

”Dosja 184”/ Bushati: Nxorrët çam në Dibër. Gjiknuri: Tërmet thashë

''Dosja 184''/ Bushati: Nxorrët çam në Dibër. Gjiknuri: Tërmet thashë







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve
Bota

Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve

by mirseda
19:30 | 19/12/2025
0

Protestat e fermerëve francezë vazhdojnë edhe sot, por udhëheqësit e sindikatave kanë kërkuar një “armëpushim të Krishtlindjeve”....

Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët

Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët

19:08 | 19/12/2025
Aksident Fier–Berat: Zetori përplas makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur

Aksident Fier–Berat: Zetori përplas makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur

18:50 | 19/12/2025
Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur

18:19 | 19/12/2025
Bahamas njeh Kosovën; Begaj falënderon dhe vlerëson vendimin

Bahamas njeh Kosovën; Begaj falënderon dhe vlerëson vendimin

18:16 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com