Hoxha: Të dënuarit me burg të përjetshëm japin 1 milion euro për t’u liruar

SPAK arrestoi ditën e sotme, gjyqtaren e Apelit në Krujë, Enkelejda Hoxha, e cila akuzohet për korrupsion për lirimin nga burgu të të dënurave me burgim të përjetshëm.

Gazetari Artan Hoxha teksa foli për këtë rast në emisionin ”Opinion”, tha se të dënuarit me burgim të përjetshëm paguajnë për t’u liruar shkojnë nga 500- 1 milionë euro.

Pjesë nga biseda

Artan Hoxha: ”Të lirosh një të dënuar për vrasje, ne e dimë sa shkojnë pazaret. Fillojnë nga 500 mijë euro dhe shkon në 1 milion euro , tek burgimet e përjetshme.”

Blendi Fevziu: ”Kush i ka 500 mijë euro?”

Artan Hoxha: ”Të gjithë ata që kanë dalë nga burgu i përjetshëm i kanë.”

Blendi Fevziu: ”Si 500 mijë euro?”

Artan Hoxha: ”Jo 500, edhe 1 milion euro shkon në Gjykatën e Lartë.”

Blendi Fevziu: ”E kanë bërë si bursë…”

Artan Hoxha: ”Sigurisht si bursë, 800 mijë deri në 1 milion euro.”