E hënë, 18 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

Gjykata pushon çështjen, Sako rikonfirmohet kryebashkiake në Durrës

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga gjyqtari, Shpëtim Reka, i cili i dha Valbona Sakos mandatin për kryebashkiake.

Gjykata vendosi kështu të pushojë çështjen për rastin e konfirmimit në detyrë të kandidates socialiste për Bashkinë e Durrës, pasi kandidatja e PS-së nuk arriti të merrte mbështetjen në procesin e parë, kur gjyqtarja Mimoza Margjeka refuzoi t’i jepte asaj mandatin për kryebashkiake.

Margjeka e argumentoi vendimin e marrë duke thënë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin të ligjshme, pasi partia “Bindja Demokratike” ishte regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë zgjedhjet nul.

Ndërkohë që Partia Socialiste iu drejtua së njëjtës instancë si palë më vete, duke rikërkuar rishqyrtim të çështjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...