E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

“Papunësia është ulur”, Rama flet për ekonominë dhe prioritetet e qeverisë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët për të folur për ekonominë dhe prioritet e qeverisë, ku deklaroi se ekonomia ka pësuar rritje me 2.21% krahasuar me një vit më parë, ndërsa garantoi se aksioni anti-informalitet do të vijojë deri në fund të mandatit.

Një komunikim për të përmbledhur 6 mujorin e parë të vitit dhe për të nënvizuar disa prioritete shtator 2019-korrik 2020. Duke qenë se ju do të pyesni për politikën, politikën do ua lë ju të pyesni dhe do të fokusohem te qeverisja duke filluar nga ekonomia, që edhe në një situatë jo normale, aspak nxitëse, por frenuese u rrit krahasuar me një vit më parë me 2.21%.

Ndërkohë efekti i thatësirës së madhe është ndjeshëm duke pasur parasysh se vjet patëm një vit me shumë reshje dhe mundësi të shtuar për rritjen ekonomike. Të ardhurat kanë pasur një pasojë problematike për shkak të frymës së anti shtetit që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit, që do të mbetet në fokus. Papunësia është ulur. Borxhi rezulton me një ulje në raport me qershorin e vitit të kaluar -2.16%”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   ‘Fundi’ i Adriatik Llallës, nga kryeprokuror në 'listën e zezë'

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...