Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gjykata merr vendimin për 8 të arrestuarit, trafikonin klandestinë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Jepet vendimi për 8 personat e arrestuar gjatë operacionit ‘Tranzit’ në Elbasan. Mësohet se Gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për 5 prej tyre dhe për tre të tjerë ‘detyrim paraqitje’.

8 të arrestuarit trafikonin klandestinë sirianë nëpërmjet Shqipërisë, ndërsa drejtuesi i tyre është një turk.

Masa ‘Detyrim paraqitje’ është vendosur për personat me iniciale:

A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë.

G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë që arrest me burg janë personat me iniciale:R.H., 38 vjeç, banues në Devoll.

D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë.

E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

U.Ç., 39 vjeç, lindur ne Stamboll Turqi, me banim të përkohshëm në Tiranë.

F.S., 21 vjeç, me banim në Tiranë.

Është finalizuar me sukses operacioni i policës i koduar “Tranzit”, nga i cili është shkatërruar një grup kriminal në Elbasan. Në pranga kanë rënë 8 persona, të cilët kontrabandonin klandestinë nga vendet e treta në Europë.

Në pranga ka rënë edhe kreu i grupit i cili ishte një shtetas turk. Ky grup kriminal vepronte në kufirin e gjelbër Greqi – Shqipëri dhe Shqipëri – Mal i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku për në vendet e Bashkimit Europian.

Njoftimi i policisë:

Goditet një grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Finalizohet operacioni i koduar “TRANZIT”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me  Drejtorinë  e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Arrestohen dhe ndalohen 8 pjesëtarë të grupit kriminal, ndër ta kreu i grupit një shtetas turk.

Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga DVP Elbasan dhe Drejtoria Hetimore Qëndrore se një  grup kriminal vepronte në kufirin e gjelbër Greqi – Shqipëri dhe Shqipëri – Mal i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku për në vendet e Bashkimit Europian, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar procedimin penal Nr.975 të vitit 2019,  për veprat penale “ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”  në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Në kuadër të provave të grumbulluara nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e  Prokurorisë e Rrethit Gjyqësore Elbasan,  finalizuan me sukses operacionin  policor ‘’TRANZIT”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë  për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim shtetasit:

G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë.

R.H., 38 vjeç, banues në Devoll.

Si dhe mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë.

E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë.

U.Ç., 39 vjeç, lindur ne Stamboll Turqi, me banim të përkohshëm në Tiranë.

F.S., 21 vjeç, me banim në Tiranë.

Këta persona në bashkepunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e shtetasve te huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi.

Sipas informacioneve, klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: celular, vlera monetare, si dhe automjete me të cilat këta shtetas realizonin aktivitetin kriminal.

Vazhdon puna per identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Tags: 8arrestuaritGjykataklandestinetrafikoninVendimin

TË LIDHURA

Aktualitet

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona

09:14 | 06/06/2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje një person

09:07 | 06/06/2026
Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Next Post

E rëndë, 52-vjeçari shqiptar vret me thikë gruan në Gjermani

“Kam një lajm të keq për të”, Basha paralajmëron Ramën

Nevina Shtylla del hapur me futbollistin e Kombëtares pas 6 muajsh lidhjeje sekrete







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona

by mirseda
09:14 | 06/06/2026
0

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të...

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje një person

09:07 | 06/06/2026

“Rusia ka zgjedhur përsëri luftën”: Reagimi i Zelensky-t ndaj “jo”-së së Putinit për një takim

09:04 | 06/06/2026

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com