Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Gjykata Kushtetuese nuk krijohet as në shtator, “peng” për vetëm një anëtar

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjykata Kushtetuese nuk krijohet as në shtator, “peng” për vetëm një anëtar

Brenda muajit shtator pritet të zgjidhen katër anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Dy prej tyre do të përzgjidhen nga Presidenti i Republikës dhe dy të tjerë nga Parlamenti, mes gjashtë kandidaturave, që do të renditen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Megjithëse hap i rëndësishëm, emërimi i katër gardianëve kushtetues nuk e bën funksionale gjykatën më të lartë të piramidës së gjyqësorit në vend, që në kushte normale duhet të ketë 9 anëtarë.

Bashkë me anëtaren Vitore Tusha, e vetmja që i mbijetoi vetting-ut, Kushtetuesja bëhet me pesë anëtarë, ndërkohë që minimumi i nevojshëm për të dalë në seancë gjyqësore është gjashtë. Kjo do të thotë, që shqyrtimi i shumë çështjeve në pritje, mes të cilave ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, ligji për teatrin apo shkarkimi i Presidentit, nuk dihet kur do të ndodhë.

Aktualisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po bën vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e 6 kandidatëve, nga të cilët do të zgjidhen katër anëtarët e rinj. Situata ndërlikohet edhe në këtë pikë. Disa prej kandidatëve të kualifikuar nga KED kanë shprehur interes për vakancat edhe të Presidentit, edhe të Parlamentit.

Për këtë shkak, këto dy institucione duhet të koordinohen për të mos përzgjedhur të njëjtët emra, pasi në të kundërt, do të nevojitej nisje e procedurës nga e para.
Nga ana tjetër, krasitja e kandidatëve që synonin Kushtetuesen për shkak se nuk përmbushnin kriteret ligjore, ka lënë pa kandidatë një vakancë të Presidentit dhe një të Parlamentit, për të cilat pritet të rihapet gara. Përveç gjashtë anëtarëve që zgjidhen nga Presidenti dhe Parlamenti, tre të tjerë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Por për të nisur procedura e plotësimit, duhet më parë të bëhet funksionale Gjykata e Lartë, të cilën vetting-u e la me një anëtar. /A2

Tags: anetarGjykatakushtetueseShtator

TË LIDHURA

U kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër
Aktualitet

U kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

12:06 | 14/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

11:48 | 14/07/2025
Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë
Aktualitet

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

11:15 | 14/07/2025
Next Post
Mediat angleze: Shqiptarët kanë mbushur burgjet në Britani

Mediat angleze: Shqiptarët kanë mbushur burgjet në Britani

Zjarr i madh në Borsh, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve

Zjarr i madh në Borsh, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve

Shkëlqen Vllaznia e femrave, futet në grupet e Ligës së Kampioneve

Shkëlqen Vllaznia e femrave, futet në grupet e Ligës së Kampioneve

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

U kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër
Aktualitet

U kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

by mirseda
12:06 | 14/07/2025
0

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Attempt 1”, duke arrestuar në flagrancë...

“Një fshatar…”/ Egli Tako reagon pas komentit të Anaid Kalotit

“Një fshatar…”/ Egli Tako reagon pas komentit të Anaid Kalotit

11:53 | 14/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

11:48 | 14/07/2025
Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

11:15 | 14/07/2025
“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

11:02 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com