Zëdhënësi i presidentit Meta, ka replikuar në distancë menjëherë pas akuzave të parashtruara nga ministrja Elisa Spiropali, mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, e cilëson Spropalin si të ‘Çmendurën E’.
“Të dashur kolegë, gazetari Blendi Fevziu nuk ka asnjë faj që fton në studio të Çmendurën E.
E kush tjetër mund të jetë aq i marrë sa të ketë guximin për të mbrojtur në publik Profetin e Kokoshkave”.
https://www.facebook.com/blushited/posts/10158705009627760
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se i vinte keq ta shihte Metën në atë gjendje (duke aluduar se presidenti kishte konsumuar alkool).