E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

20 vjet mësuese, për një lapsus të drejtoreshës humbet vendin e punës

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Lindita Topulli, mësuese filloreje, ankohet në emisionin Fiks Fare se drejtoria e shkollës dhe zyra arsimore e kanë larguar padrejtësisht nga profili i saj ku kishte 20 vite eksperiencë për ta kaluar si mësuese ndihmëse.

Sipas saj shkaku ka qenë vlerësimi i dosjeve nga zyra arsimore dhe drejtoria e shkollës .Lindita thotë se në dosjen e saj vlerësimi në muajin qershor të vitit 2019 ka qenë “Mirë” ndërkohë në muajin shtator kur ka filluar dhe shkolla është ndryshuar duke u bërë “Mjaftueshëm”. Ky lloj vlerësimi nga ana e drejtorisë së shkollës, i padrejtë sipas Linditës, i ka hedhur poshtë 20 vitet e eksperiencës si mësuese filloreje duke e kaluar mësuese ndihmëse. Për Fiksin Lindita thotë se nëndrejtoresha e shkollës ka shkuar një herë gjatë vitit për kontroll duke mbajtur shënime me të cilat Lindita nuk ka qenë dakord, pasi shkencërisht ka qenë në rregull. Ndërkohë për refuzimin e firmës Lindita thotë se ka bërë me dije edhe drejtoreshën.Mësuesja kërkon ndihmën e Fiksit, pasi edhe pse ka bërë kërkesë me shkrim për të marrë vlerësimin dhe vendimin që ka bërë komisioni për të nuk ja vënë në dispozicion.

Mësuesja shkon në drejtorinë e shkollës dhe kërkon vlerësimin që i është bërë në muajin qershor 2019, por drejtotesha i thotë të shkojë ditën e nesërme. Lindita shkon sërish të nesërmen takon drejtoreshën Valbona Muço.

Ajo i thotë se dosja e vlerësimit të saj nuk ndodhet në drejtorinë e shkollës, por në zyrën arsimore ndaj dhe duhet të shkoj atje për ta kërkuar. Në këto kushte Lindita shkon dhe në zyrën arsimore, por edhe aty i thonë të njëjtën gjë. Dosja e vlerësimit të saj nuk ndodhet as në këtë zyrë.Drejtoresha e ZA Albana Hasanaj e dërgon në DAR Fier për të gjetur dosjen e vlerësimit. Gazetarët e Fiksit duke parë sorollatjet që institucionet shtetërore i bëjnë mësueses shkojnë vetë për të marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë si fillim në drejtorinë e shkollës për këtë problem.

Drejtoresha Valbona Muço u pranon gazetarëve të Fiksit se në vlerësimin e mësueses është bërë një gabim.Gazetarët i kërkojnë drejtoreshës dokumenta dhe dosje të mësuesve që kanë marrë pjesë në konkurs, por drejtoresha thotë nuk janë në shkollë. Ndërsa për kontrollin e vlerësimit nga nëndrejtoresha ajo thotë se mësuesja nuk është vlerësuar vetëm nga nëndrejtoresha, por i është bërë edhe një tjetër vlerësim me komision dhe dokumenti është në ZA.

Në intervistën e dhënë gazetarëve drejtoresha e ZA thotë se drejtoresha e shkollës ka bërë vlerësimin e mësueses pa pyetur nëndrejtoreshën e cila ka qenë edhe vlerësuesja periodike e mësueses.Drejtoresha e ZA thekson më tej se dosjet e mësuesve patjetër që janë në drejtorinë e shkollës, por mbi të gjitha nuk është në dijeni të komisionit për vlerësimin e mësueses të ngritur nga drejtoresha pas vlerësimit që ka bërë nëndrejtoresha e shkollës.Më tej shpjegon se nuk ka një dokument të tillë. Drejtoresha e Za merr në telefon drejtoreshën e shkollës në prezencë të gazetareve e cila mundohet t’i mohojë faktet. Njëkohësisht drejtoresha e shkollës vendimin e komisionit e ka mbi tavolinë. Kur gazetarët e pyesin se përse nuk ja vuri në dispozicion mësueses kur ajo e kishte kërkuar por e sorollaste sa në një derë institucioni në tjetrën? Drejtoresha përgjigjet se zonja duhet ta kërkojë me shkrim edhe pse mësuese Lindita kërkesën me shkrim e kishte bërë kohë më parë, por përgjigje nuk kishte marrë kurrë! /Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...