Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen e gjobës prej 44 milionë eurosh që Shqipëria i duhet t’i paguajë kompanisë “Aktor”.
Gjatë inspektimit të një bypassi në Shkodër, Rama ia faturoi fajin për gjobën qeverisë së kaluar të PD dhe LSI.
Kreu i qeverisë tha se kostot në buxhetin shqiptar kanë ardhur si pasojë e tenderave me kontrata jo të mira të bëra nga qeveria e kaluar.
”Tendera po kanë bërë ata, i kanë bërë për faqen më të zezë të shtetit shqiptar, i kanë bërë të tilla me projekte që iu shtohen kostot rrugës, kanë bërë historitë tek Tiranë- Elbasan që kthehen në kosto për shtetin shqiptar, se sheh rrushi rrushin e piqet, edhe u bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit”, tha ai.