E premte, 22 Janar, 2021
9 C
Tirana

Bjellorusi/ Kolesnikova denoncon oficerët: Më thanë se do të më vrisnin

Në Bjellorusi, politikania e opozitës Maria Kolesnikova, tha se oficerët e sigurisë i vunë një qese mbi kokë dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, kur u përpoqën ta deportonin me forcë në Ukrainë në fillim të kësaj jave.

Deklarata u bë publike në një ankesë gjyqësore të paraqitur të enjten nga avokati i saj.

Zonja Kolesnikova, një nga udhëheqëset më të njohura të protestave, që vazhdojnë prej një muaji kundër rizgjedhjes së Presidentit Alexander Lukashenko, refuzoi përpjekjen për ta dëbuar nga vendi, duke grisur pasaportën.

Ajo ka dalë në skenë si heroinë e lëvizjes së protestës, që përpiqet t’i japë fund sundimit 26-vjeçar të zotit Lukashenko dhe është bërë shënjestër kryesore e autoriteteve, të cilat e mbajnë në paraburgim nën akuzat se është përpjekur në mënyrë të paligjshme për të marrë pushtetin në këtë ish-republikë sovjetike.

Zonja Kolesnikova tha në deklaratë se kishte patur vërtet frikë për jetën e saj gjatë përpjekjes së dështuar për ta dëbuar.

“Më thanë se nëse nuk largohesha vullnetarisht nga Republika e Bjellorusisë, do të më nxirrnin gjithsesi, gjallë ose copa-copa. Pati gjithashtu kërcënime për të më burgosur me deri 25 vjet”, tha zonja Kolesnikova.

Asaj i ishte thënë gjithashtu se do të kishte probleme ndërsa mbahej nën arrest ose në burg.

Avokatja e saj Lyudmila Kazak paraqiti një ankesë penale kundër autoriteteve bjelloruse duke përfshirë policinë e sigurisë, për rrëmbim, ndalim të paligjshëm dhe kërcënime për vrasje, tha portali i lajmeve Tut.By.

Ankesa e zonjës Kolesnikova përfshin emrat dhe gradat e oficerëve të sigurisë dhe agjencisë së krimit të organizuar, që ajo i akuzon se e kërcënuan. Ajo po mbahet aktualisht në kryeqytetin Minsk./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...