E enjte, 20 Janar, 2022
8.5 C
Tirana

Nxori informacion nga dosja “Top sekret”/ GJKKO lë në fuqi pezullimin e numrit 2 të OFL-së

GJKKO ka lënë në fuqi pezullimin e numrit 2 të OFL-së, Artan Shkëmbit. Pas seancës së sotme, avokati i tij Artan Broci deklaroi se GJKKO vendosi që Shkëmbi të pezullohet nga detyra.

“U la në fuqi masa për pezullim nga detyra. Nuk kanë asnjë provë ndaj Shkëmbit. Shkëmbi nuk ka pasur telefon që të përdorte Enrochat”, u shpreh Broci.

Kjo është seanca e dytë që zhvillohet në këtë gjykatë për Shkëmbin. Në seancën e fundit, e cila u zhvillua një ditë më parë, avokati i tij, Artan Broci kërkoi shtyrjen e saj, pasi tha se donte të njihej më mirë me aktet në dosje.

Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra në 28 shtator, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, duke nxjerrë një sekret hetimor. Shkëmbi po hetohet për nxjerrjen e sekretit hetimor, mbi një dosje të klasifikuar si “Top Secret”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...