Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Gjithë djersa jonë është nën këto rrënoja”, Thumana 13 ditë pas tërmetit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Gjithë djersa jonë është nën këto rrënoja”, Thumana 13 ditë pas tërmetit

Kur kanë kaluar disa ditë nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili në Thumanë mori jetët e 24 personave dhe shkatërroi një numër të madh banesash, gjithçka duket se ka ndryshuar. Rrugët janë thuajse të boshatisura duke ia lënë vendin dhjetëra makinerive të rënda që largojnë pjesët e mbetura nga banesat e shembura.

Fusha e sportit në Thumanë, e cila në ditët e para të tërmetit ishte e tejmbushur me disa dhjetëra çadra, tashmë është boshatisur. Ymer Çanja, banor i Thumanës, thotë se banorët janë larguar drejt Shëngjinit.

“Po banori i vetëm jam unë këtu. S’ka banorë këtu. Ikën në Lezhë te hotelet të gjithë banorët. I kanë sistemu atje. Unë kam pasurinë, kam kopshtin dhe gjënë e gjallë këtu dhe nuk u largova. Jam vendali.”

Disa nga pallatet dhe banesat, që u shkatërruan gjatë tërmetit, tashmë janë shembur përfundimisht nga ekipet e specializuara për të mos rrezikuar jetë të tjera njerëzish, ndërsa një numër i madh mjetesh të rënda po punojnë për largimin e mbetjeve.

Në Thumanë vetëm dy prej pallateve 5 katëshe, të ndërtuara në fundin e periudhës së komunizmit u morën jetën 24 banorëve gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Tashmë, në rrënojat e mbetura shikohen herë pas here familjarë që kërkojnë të gjejnë një dokument apo një kujtim nga familja pasi, siç thotë Arian Ndoka banor i njërit prej pallateve, nën rrënojat ka përfunduar gjithçka që kanë patur.

“Kam qenë në katin e pestë në momentin kur ka ra tërmeti dhe kam dalë me gjithë familje. Kam ardhë këtu me gjet ndonjë pasaportë, ndonjë dokument. Është shembë gjithçka, asht një tmerr i vërtetë, nuk e di çfarë mund të them. Këtu kanë vdekë 17 persona, asht krim. Unë nuk du asgjë, asgjë nuk më intereson, thjeshtë të marr ndonjë dokument, ndonjë kujtim të vjetër që kam pasë. Gjithë djersa jonë këtu asht. Djersa e 30-40 vjetëve, këtu e në Greqi.”

Në Thumanë janë të pakët banorët që vazhdojnë të qendrojnë ende në çadra, ose në banesat e tyre, që i kanë shpëtuar shkatërrimit nga tërmeti. Ata presin një përgjigje përfundimtare nga ekipet e inspektimit se çfarë do të bëhet me shtëpite e tyre, do të shemben apo do të riparohen./VOA

Tags: 26 nentortermetithumane

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post
Thirrja e Bashës nga Fushë Mamurrasi: Urgjent të rindërtohen banesat

Thirrja e Bashës nga Fushë Mamurrasi: Urgjent të rindërtohen banesat

U gjet i pajetë në burgun e Greqisë, zbardhet identiteti i 36-vjeçarit shqiptar

U gjet i pajetë në burgun e Greqisë, zbardhet identiteti i 36-vjeçarit shqiptar

Acarohen raportet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, paralajmërimi i Trump

Acarohen raportet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, paralajmërimi i Trump







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com