Raportet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut shfaqen të acaruara.
Koreja e Veriut “kërcënoi” indirekt Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me afatin e caktuar për përparimin e bisedimeve bërthamore. Kim Jong Un theksoi se nuk do ta vazhdojë procesin e denuklearizimit, pa u hequr fillimisht sanksionet e rënda ekonomike.
Mirëpo, presidenti Donald Trump paralajmëroi sot liderin e Koresë së Veriut se do të humbasë gjithçka nëse sillet në mënyrë armiqësore.
“Kim Jong Un është shumë i zgjuar dhe ka shumë për të humbur, gjithçka në të vërtetë, nëse ai vepron në një mënyrë armiqësore. Ai nënshkroi një marrëveshje të fortë për denuklearizimin me mua në Singapor”, tha Trump.