Aktualitet

U gjet i pajetë në burgun e Greqisë, zbardhet identiteti i 36-vjeçarit shqiptar


               Publikuar në : 22:35 - 08/12/19 L M

Zbardhet identiteti i 36-vjeçarit shqiptar që u gjend pa shenja jetë këtë mëngjes në burgun e Agias të Greqisë. Sipas mediave fqinje, bëhet fjalë për Aleksandër Llazarin nga Lezha, i cili u gjet i pajetë nga rojet e burgut.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT