E diel, 29 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

Gjermania, e pakënaqur me saktësinë e testimeve për koronavirusin

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

Një ndër kushtet që shkencëtarët kërkojnë për të përcaktuar rihapjen e vendit, është edhe niveli i ulët i përhapjes së koronavirusit.

Në Gjermani, shkalla e përhapjes së koronavirusit është 1.0. Pra, një person infekton mesatarisht një tjetër. Të dhënat i bëri të ditura për publikun kreu i Institutit gjerman për Sëmundjet Infektive.

Në Gjermani duket se koronavirusi ka nivel të stabilizuar përhapjeje, ndërkohë që mbetet i lartë niveli i vdekjeve të raportuara.

“Shkalla e riprodhimit është aktualisht në afro 1.0, por siç kemi vërejtur në të kaluarën, ka dallime të mëdha rajonale. Por, mesatarisht do të thotë që aktualisht, një person i infektuar në Gjermani infekton një person tjetër me SARS-CoV-2. Numri i vdekjeve të raportuara mbetet i lartë. Tani për tani, gjithmonë ka midis 100 dhe 300 raste fatale të raportuara në ditë”, tha Lothar Wieler, kreu i Institutit gjerman “Robert Koch” për Sëmundjet Infektive.

Akademikët sugjerojnë që jeta publike gradualisht mund të kthehet në normale nëse plotësohen disa kushte, duke përfshirë një shkallë infeksioni që stabilizohet në një nivel të ulët. Për momentin, sistemi shëndetësor gjerman duket se ka përgatitjen e duhur, për të paktën deri në muajin tetor.

“Një gjë e mirë është se kapaciteti spitalor mbetet i madh që do të thotë se nuk kemi fare mungesa. Kemi shtretër të mjaftueshëm të kujdesit intensiv dhe ventilatorë dhe bazuar në situatën aktuale – dhe nënvizoj aktuale – ne nuk parashikojmë ndonjë mungesë”, tha zoti Wieler.

Megjithatë, zoti Wieler nënvizoi se gjithçka mund të ndryshojë dhe situata mund të dalë nga kontrolli nëse rritet sadopak niveli i përhapjes.

“Tani për tani niveli i riprodhimit është afërsisht një, kështu që një person infekton një person tjetër. Nëse supozojmë se çdo person infekton 1.1 persona të tjerë, ne do të arrijmë në pikën e mbingarkesës për shtretërit e njësive të kujdesit intensiv deri në tetor. Nëse kjo normë është 1.2, ose me fjalë të tjera, 20% më shumë, kështu që nga pesë persona, njëri infekton dy të tjerë dhe katër persona një person tjetër, atëherë ne do të arrijmë në pikën e mbingarkesës së sistemit shëndetësor në korrik tashmë. Me 1.3, që nuk tingëllon shumë pasi kemi ardhur nga 3 në 5 infeksione, ne kemi një pikë krize në muajin qershor. Pra, mund ta shihni se sa pak hapësira kemi”, tha zoti Wieler.

Lexo edhe :   Covid-19/ Shefja e epidemiologjisë: Mos hezitoni shtrimin në spital
Lexo edhe :   COVID-19 i merr jetën artistes së madhe shqiptare

Gjermania nuk është e kënaqur me shumë prej testeve të dala në treg për koronavirusin.

“Shumë prej testeve aktualisht në treg nuk janë shumë të sakta dhe kjo është gjë e keqe. Kur për shembull keni një test ku 10 persona kanë antitrupa kundër virusit dhe testi vetëm njeh 7 prej tyre si pozitivë. Kjo ju lë me një saktësi 70%, e cila natyrisht është e keqe. Mund ta imagjinoni që nëse tre nga 10 janë gabim, atëherë mbetet vetëm të hamendësojmë”, tha zoti Wieler.

Disa javë më parë, Kancelarja Angela Merkel tha se duhej kujdes për të luftuar koronavirusin e ri pasi situata në vend ishte akoma e brishtë, duke shpjeguar rëndësinë e një shkalle të ulët riprodhimi.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 1.144 raste të reja, pra me një total prej 156.337, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch.

Numri i vdekjeve u rrit me 163 në 5,913 viktima gjithsej, sipas raportit. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...