Mbretëria e Bashkuar nuk gjen rehat, rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi

Bilanci i viktimave nga koronavirusi është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendi sot ka shënuar 639 viktima, 279 më shumë se ditën e djeshme ku u regjistruan 360 persona të vdekur.

Në Angli janë regjistruar 546 vdekje, në Skoci 70 vdekje, ndërsa 17 viktima u regjistruan në Uells. Irlanda Veriore ende nuk ka publikuar shifrat e saj.

Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar regjistron mbi 157 mijë raste infektimi dhe 21,749 viktima.

Por sipas “Daily Mail”, numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë 55 përqind më i lartë, se sa tregojnë përditësimet ditore të Departamentit të Shëndetësisë, sepse ato nuk përfshijnë njerëz që vdesin jashtë spitaleve.

Por nëse e njëjta rritje me 54,6 përqind do të ishte aplikuar për numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuar, sot kjo mund të nënkuptojë se numri i vërtetë i viktimave është më shumë si 33.600.

Shumë prej atyre që vdesin jashtë spitaleve nuk janë testuar për koronavirusin ndërsa janë gjallë, domethënë këto të dhëna tregojnë se shpërthimi i Britanisë është shumë më i madh se sa duket. Disa nuk diagnostikohen kurrë zyrtarisht dhe vetëm dyshohet se kanë pasur sëmundje.