Gjendet një person i pajetë në Tufinë

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë, në Tufinë. Policia aktualisht ndodhet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave.

Nga të dhënat e para raportohet se është gjetur një person i pajetë, pranë shkollës së qenve në periferi të Tiranës.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes së personit në fjalë, si dhe identiteti i tij.