E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, PDIU-ja paralajmëron protestë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë, e cila ka miratuar dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

PDIU-ja ka shprehet se  kryeministri Rama duhet të dalë para shqiptarëve dhe të japë shpjegime se çfarë marrëveshjeje ka arritur me homologun e Greqisë, Kiriakos Mitsotakis në muajin shtator.

Kjo forcë politike paralajmëron protestë kundër zgjerimit të vendit fqinj me 12 milje.

REAGIMI I PDIU

Në ditën kur kremtohen Krishtlindjet dhe në një periudhë kur Greqia përballet me një frustrim popullor për shkak të pandemisë Covid-19, Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miraton dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon deri në 12 milje.

Në 27 gusht 2020, Kryeministri Edi Rama shprehej se “e vërteta është e thjeshtë dhe se sipas konventave ndërkombëtare Greqia është në të drejtën e saj për t’u zgjeruar 12 milje në hapësirën e Detit Jon”. Populli me të drejtë e pyet sot Edi Ramën? Kjo është “e vërteta” që ti kishe menduar?

Ndërkohë, sjellim në vëmendje që opinionit publik që Neni 15 i “Konventës mbi të Drejtën e Detit” të Montego Bay qartëson se “për të zgjeruar detin territorial, palët duhet të kenë arritur marrëveshje”. Ndaj, Edi Rama duhet të dalë para shqiptarëve dhe të japë shpjegime se çfarë marrëveshjeje ka arritur me Kryeministrin e Greqisë Micotaqis në shtator. Shqiptarët sot duan të dinë se çfarë i është premtuar Edi Ramës në këtë “darkë të gabuar” dhe më pas gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Dendias në Tiranë.

Shqiptarët sot duan të dëgjojnë se cilat janë të drejtat dhe pretendimet e Republikës së Shqipërisë për delimitimin e ujërave në Detin Jon dhe projekti ku parashtrohen këto pretendime. Ne presim të dëgjojmë nga Edi Rama agjendën shqiptare të përfaqësimit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, informacionin mbi abrogimin e Ligjit të Luftës me Greqinë dhe ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.

Deri tani Edi Rama nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka justifikuar pretendimet e palës greke. Kryeministri shqiptar nuk ka dëgjuar popullin e tij, opozitën, institucionin e presidentit dhe as ekspertët e çështjeve të detit. Ndërsa shqiptarët presin ndarjen e drejtë të hapësirës detare në Gjykatën Ndërkombëtare, nga shteti ynë ka një heshtje varri, që tregon qartë “marrëveshjen” e arritur mes dy palëve. Por, e vërteta që ndan Kryeministri me Greqinë për delimitimin e kufirit tonë, nuk është e vërteta e popullit shqiptar.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncon bërjen fakt të agjendës greke për zgjerimin me 12 milje në ujërat e Detit Jon. Ne i thërrasim shqiptarët në protestë për të kundërshtuar këtë zgjerim të Greqisë në kurriz të territorit tonë detar dhe për të dhënë mesazhin që do të mbrojmë interesat kombëtare me çdo kusht dhe në çdo kohë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Shko te nëna jote”/ Lukaku tërbohet nga provokimet e Ibrahimoviç (Video)

Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit të Interit, Romelu...

Grabitje me armë në Tiranë, farmacisë i merret e gjithë xhiroja ditore

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një farmaci në Tiranë, pas shkollës 'Sami Frashëri'. Hajduti i armatosur dhe me maskë,...

Kryemadhi: Varfëria ka arritur kulmin. Me këtë ritëm, njerëzit do vjedhin

Ditëne  djeshme, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, prezantoi programin elektoral me të cilin do kërkojë votat e shqiptarëve më 25 prill. E...

Pse nuk po vijnë vaksinat e Pfizer? Përgjigjet zv.ministrja Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, me mbërritjen...

Video/ Futbollisti shqiptar shënon me mjeshtëri në Kupën e Mbretit të Spanjës

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi shënoi një gol fantastik në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Real Valadolidit. 25-vjeçari ekzekutoi saktë goditjen e dënimit duke kaluar...