E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

SHBA, sfida e ardhshme: Kush do të vaksinohet në raundin e dytë

Në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që sektorë të ndryshëm kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen me prioritet kundër COVID-19, departamentet shëndetësore lokale si dhe farmacitë janë përballë sfidës për të identifikuar kategoritë e punonjësve të shërbimeve jetike për të garantuar që askush të mospërfitojë pa radhë.

Fushata e vaksinimit ka filluar dhe për momentin është e përqëndruar tek personeli spitalor dhe qendrat e strehimit të të moshuarve, në rrethana që mund të kontrollohen më lehtë. Por duke filluar në janar apo shkurt, amerikanët që punojnë në sektorë të tjerë do të kualifikohen për vaksinim, me kusht që këto të jenë kategorizuar si sektorë jetikë.

Mungesa e një plani për të identifikuar sektorët jetikë dhe konfuzioni mbi termin “punonjës të vijës së frontit” ka shtuar rrezikun për mashtrime dhe çorganizim.

Kush përcakton kategoritë e punonjësve të shërbimeve jetike?

Kriteret që përcaktojnë se kush konsiderohet si punonjës i vijës së frontit apo shërbimeve jetike ndryshon nga shteti në shtet. Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, përllogarit se rreth 30 milionë amerikanë do të kualifikohen për vaksinim në raundin e ardhshëm si rezultat i punës që bëjnë. Më pas do të vaksinohen 57 milionë të tjerë.

Mungesa e udhëzimeve të qarta do ta ndërlikojë procesin e verifikimit në përcaktimin e këtyre kategorive dhe individëve që përfshihen në to.

SHBA kanë autorizuar deri tani dy vaksina kundër COVID-19, njëra nga Pfizer-BioNTech dhe tjetra nga Moderna. Vaksinat vazhdojnë të shpërndahen në një kohë kur shumë spitale janë mbushur me pacientë dhe numri i viktimave të COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 329,000.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare publikoi në mars një listë me punonjës të shërbimeve jetike në përgjigje të pandemisë.

Lista mbulon afro 70% të forcës punëtore në vend dhe nuk ka ofruar shumë qartësi për punonjësit e shëndetësisë që kanë filluar vaksinimet me sasi ende të pamjfatueshme të vaksinës.

Shumë shtete filluan gjatë verës të krijojnë lista të punonjësve me përparësi, shpesh herë duke e vënë theksin tek sektorët lokalë. Shtetet kanë përgjithësisht autoritet të gjerë në shpërndarjen e vaksinave që marrin.

Si rezultat, në vend ka në zbatim një larmi kategorizimesh. Disa kompani ankohen se punonjësit e tyre konsiderohen si kategori e shërbimeve jetike në një shtet, por jo në një tjetër.

Një panel ekspertësh që këshillon CDC-në, rekomandoi të dielën që personat mbi 75 vjeç si dhe punonjësit e urgjencës, mësuesit, punonjësit e sektorit të bujqësisë dhe prodhimit industrial si dhe përpunimit të produkteve ushqimore, postierët e shërbimit federal postar, të transportit publik si dhe personeli i dyqaneve ushqimore duhet të jenë në raundin e dytë të vaksinimeve.

Disa shtete kanë sinjalizuar se pararësisht nga ky rekomandim, ata do të ndjekin planet që kanë bërë vetë.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Covid-19, më pak testime në 24 orët e fundit

Michael Einhorn, president i kompanisë Dealmed të shpërndarjes së medikamenteve në Nju Jork, kritikoi vendimin e zyrtarëve të shëndetësisë për t’u dhënë përparësi punonjësve të shërbimeve jetike për raundin e dytë, në vend që të përzgjidhnin në bazë të moshës.

“Njerëzit do të hyjnë pa radhë dhe do të mashtrojnë për t’u vaksinuar më parë se u takon,” thotë zoti Einhorn, kompania e të cilit ka punuar më parë në fushata për vaksinimin kundër gripit.

Si identifikohen punonjësit e linjës së frontit?

Nuk është ende e qartë se si departamentet e shëndetësisë apo farmacitë do të verifikojnë identitetin e individëve nga grupe që kualikohen për t’u vaksinuar, ndërkohë që këto grupe po bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe më të larmishëm për raundin e dytë të vaksinimit.

Lexo edhe :   Gjermani: Teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi

Kompanitë CVS, Walgreens dhe Kroger që operojnë rrjete të gjera farmacish në të gjithë vendin iu referohen udhëzimeve lokale dhe shtetërore kur pyeten se kush kualifikohet si punonjës i shërbimeve jetike.

“Nëse një administratë lokale kërkon ndihmë nga kompania Walgreens, ne i japim individit një formular autorizimi, të cilin ai e mbush për të caktuar datën dhe orën e vaksinimit,” tha përmes një deklarate një zëdhënës i kompanisë Walgreens.

CVS tha se do të kishte një përgjigje më të qartë kur të afrojë momenti për raundin e dytë të vaksinimit në tre mujorin e parë të 2021.

Kroger tha përmes një deklarate se do t’u kërkonte klientëve të saj të prenotonin datën e vaksinimit përmes internetit dhe po në internet do të përdornin një pyetësor për të verifikuar nëse kualifikohen për vaksinim në atë moment.

“Në disa raste, shteti do të identifikojë dhe verifikojë individët që kualifikohen para se të vijnë tek ne,” tha zëdhënësi i kompanisë Kroger.

Shtetet nuk kanë dhënë shpjegime se si do të verifikojnë identitetin e individëve.

Një zëdhënës për departamentin e shëndetësisë të Karolinës së Veriut tha të enjten se ky shtet do të përdorë verifikimin vetjak dhe shpreson se “njerëzit do të respektojnë kategoritë me përparësi”.

Kompanitë që duan të vaksinojnë me përparësi punonjësit e tyre po shqyrtojnë të gjitha opsionet.

Shoqata “Consumer Brands Association,” e cila përfaqëson kompani të produkteve ushqimore, pijeve freskuese dhe produkteve për higjenën vetjake dhe shtëpiake si dhe Shoqata e Shërbimeve Ushqimore që përfaqëson dyqanet e shitjes së ushqimeve, thanë se po përgatisin një pyetësor për të identifikuar punonjësit me përparësi për vaksinim.

“E kuptojmë se shtetet individuale kanë standarde të ndryshme, por ne po punojmë për t’u ofruar më shumë qartësi anëtarëve tanë,” tha një zëdhënës për Shoqatën e Shërbimeve Ushqimore përmes një deklarate./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...