E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Gjatë udhëtimit doli me Covid, gruaja izolohet në tualetin e avionit

Një mësuese mori lajmin se ishte e infektuar, teksa ishte duke udhëtuar me një avion. Mësueses i duhej të kalonte pesë orë në izolim vullnetar në tualetin e një avioni, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19 në mes të fluturimit.

Marisa Fotieo thotë se ndjeu se i dhimbte fyti, ndërsa udhëtonte nga Çikago në Reykjavik, Islandë, më 20 dhjetor.

Zonja Fotieo u shpreh se ajo bëri një test të shpejtë, ku rezultoi se ishte e infektuar.

Ajo qëndroi në tualet për pjesën tjetër të udhëtimit, dhe një stjuardesë i ofroi asaj ushqim dhe pije.

Burimi i lajmit: BBC. Pershtatur nga Tirana Today 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...