E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

A duhet ta lani pulën përpara se ta gatuani? Ja si të veproni

Shumë njerëz mendojnë automatikisht se higjiena e mirë e ushqimit varet nga larja…. Por a duhet ta lani pulën përpara se ta gatuani?

Jo. Larja e pulës ose gjelit të detit është e rrezikshme, sepse mund të përhapë baktere në duart tuaja dhe në sipërfaqe të tjera. Më keq akoma, mund të përhapë mikrobet në ushqime të tjera në afërsi.

Larja e shpendëve është gjithashtu krejtësisht e panevojshme, pasi gatimi i duhur do të vrasë çdo bakter në të gjithsesi. Megjithatë, sipas një sondazhi nga Këshilli i Informacionit për Sigurinë Ushqimore dhe Federata Australiane e Mishit të Pulës, 49% e kuzhinierëve ende rrezikojnë ta lajnë pulën e tyre përpara se ta gatuajnë.

“Ne jemi të kënaqur që normat e larjes së pulës së papërpunuar të plotë janë ulur nga 60% në 49% që nga fillimi që e bëmë këtë pyetje në vitin 2011. Kuzhinierët që lajnë copat e pulës të papërpunuara me lëkurë është ulur gjithashtu nga 52% në 43% dhe larja e copave pa lëkurë nga 41% në 40%”, thotë Cathy Moir, kryetare e Këshillit të Informacionit për Sigurinë Ushqimore.

“Anketa zbuloi se pula është një pjatë e njohur, ku 78% e të anketuarve gatuajnë pulë të plotë, 83% gatuajnë copa pule me lëkurë dhe 88% gatuajnë copa pa lëkurë. Por mesazhi është se larja e çdo mishi të papërpunuar, qoftë ajo e pulës, rosës, patës apo gjelit të Krishtlindjeve, është edhe e pasigurt dhe e panevojshme”.

Burimi i lajmit: COSMOS. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...