Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Si po bëhet Gjermania parajsa e re e shqiptarëve

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Si po bëhet Gjermania parajsa e re e shqiptarëve

Arta, infermiere prej vitit 2019 vendosi të largohej nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Pasi u regjistrua dhe bëri një kurs për gjermanisht aplikoi përmes një agjencie punësimi në disa spitale dhe azile në Gjermani. Mori përgjigje pozitive nga disa spitale dhe vendosi që të shkonte në Hamburg. Për shkak të pandemisë, procedurat zgjatën pak dhe në qershor 2021 filloi punë në spital. Tashmë ajo po bën procedurat për të tërhequr bashkëshortin dhe djalin 5 vjeç. Së bashku me Artën në spitalin e Hamburgut kanë filluar punë edhe disa kolege të saj, me të cilët ishte bashkë në kursin e gjermanishtes, ndërsa të tjerë kanë ardhur edhe pas qershorit. Arta thotë se punonjësit gjermanë në spitale janë të moshuar dhe gjithnjë janë të kërkim të forcës së re të punës.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se lejet e qëndrimit që Gjermania ka dhënë ndaj shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm duke filluar nga viti 2018. Në atë vit mbi 10 mijë shtetas shqiptarë u pajisën me leje për të jetuar e punuar në ekonominë më të madhe të Europës. Në 2019-n, numri i tyre i kaloi 12 mijë. Në 2020-n, ndonëse në pandemi dhe kufizime të forta në lëvizje, u dhanë rreth 8,300 leje qëndrimi.

Në vitet e mëparshme, Gjermania nuk e kishte prioritet afrimin e shtetasve shqiptarë. P.sh në 2011-shin, vitin e parë kur u hoqën vizat për lëvizjen në vendet e BE-së, Gjermania dha vetëm 350 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Në total, që nga viti 2008, kur INSTAT raporton të dhënat, Gjermania ka dhënë gjithsej  48.5 mijë lekë, por 64% e tyre u dhanë vetëm në periudhën 2018-2020. Në vitin 2020, Gjermania për herë të parë u rendit si shteti i dytë për lejet e dhëna për shtetasit shqiptarë, me 22% të totalit, pas Italisë me 34% dhe duke lënë pas Greqinë, me 20.6%. Historikisht Italia dhe Greqia kanë qenë dy shtetet më mikpritëse për shqiptarët që duan të jetojnë e punojnë jashtë.

Të dhënat më të detajuara për shtetasit që kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare, tregojnë se në 2019-2020,  po ikin kryesisht si familje, teksa gati 40% e lejeave u dhanë për fëmijët nën 14 vjeç.

Gjermania, e cila po përballet me kufizime në tregun e brendshëm të punës, po tërheq vitet e fundit shtetas nga e gjithë bota, përfshirë dhe shqiptarë. Specialitete si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit janë ndër profesionet më të kërkuara në Gjermani.

700 mijë shqiptarë kanë ikur në vendet e BE-së nga 2008-a

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.

Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla. / Monitor

Burimi: Eurostat
Burimi: Eurostat, përpunime të Monitor
Burimi: Eurostat, përpunime të Monitor
Burimi: Eurostat

Tags: gjermanileje qëndrimishqiptare

TË LIDHURA

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Next Post
Rritje temperaturash dhe vranësira

Rritje temperaturash dhe vranësira

Plas sherri/”Ti je me 4 klasë shkollë”, këngëtari nxjerr shukun me para (VIDEO)

Plas sherri/"Ti je me 4 klasë shkollë", këngëtari nxjerr shukun me para (VIDEO)

Kosova shtrëngon masat, nga sot kërkohet certifikata e vaksinimit me dy doza

Kosova shtrëngon masat, nga sot kërkohet certifikata e vaksinimit me dy doza

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com