Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Gjashtë bashkitë, nje test i mundshëm elektoral Basha-Berisha

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si Meta dhe Basha, përdorin Berishën si “dordolec” për të trembur Perëndimin

Nga: Eduard Zaloshnja

Me një letër zyrtare drejtuar KQZ-së, Presidenti Meta ka kërkuar informacion mbi bashkitë ku duhen zhvilluar zgjedhje të parakohshme për vendet vakante të kryebashkiakëve, duke filluar kështu procedurën për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve të shumëpritura. Në fakt, informacioni që ka kërkuar Meta është publik dhe mirënjohur. Gjashtë bashkitë ku duhen zhvilluar sa më parë zgjedhje të parakohshme janë:

1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetat” e dekriminalizmit.

2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu ra në “rrjetat” nga dekriminalizmi.

3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit 2019.

4- Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.

5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.

6- Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.

Meqë Berisha nuk e merr dot selinë e PD-së me protesta, sepse është institucion publik që mbrohet nga Policia e Shtetit;

Meqë Berisha nuk e merr dot vulën e PD-së deri në zgjedhjet e këtyre gjatë bashkive, sepse çështja e statuteve konkuruese të PD-së mund të zgjasë me vite në gjykatat e tre shkallëve (e jo pak muaj);

Meqë Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet, apo të ulet në negociata me Berishën (të paktën jo në muajt në vijim);

Berisha do të detyrohet ose të krijojë parti të re, ose të futet në garë me kandidatët e vet më të mirë në këto gjashtë bashki. Regjistrimi i një partie të re është një kafshatë që s’e kapërdin dot sedra malësore e tij – të paktën jo tani që ajo është rishtazi e plagosur. Ndërsa regjistrimi i gjashtë kandidatëve të tij në garë kërkon vetëm nga 3000 firma banorësh në secilën bashki – gjë që e realizoi edhe i vetëm Gjergj Bojaxhiu më 2015, pa ndihmën e militantëve të ndonjë partie.

Ky do të ishte një test i mirë elektoral për përkrahjen Basha vs. Berisha, vetëm në qoftë se LSI nxjerr kanditatët e vet më të mirë në secilën nga këto bashki. Në këtë mënyrë edhe ajo do të testonte sa përkrahje elektorale i ka mbetur pas disfatës së 25 prillit, kur mori vetëm 4 mandate (nga 19 që kishte). Ndërkohë, në komisionet vendore zgjedhore dhe të numërimit do të ketë anëtarë dhe vëzhgues si të kandidatëve të partive, edhe të atyre të Bershiës.

Në gjashtë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme, më 25 prill, votuan rreth 117 mijë zgjedhës për PD-AN dhe rreth 21.5 mijë për LSI. Të shohim se sa nga ata do të votojnë tani për kandidatët e Bashës, sa për të Berishës, dhe sa për të Kryemadhit…

(Shënim: Personalisht e di pak a shumë se sa përkrahje elektorale ka secila palë, ngaqë kam zhvilluar disa sondazhe private qysh nga 10 shtatori, por zgjedhjet e parakohshme janë sondazhi më madh që mund të realizohet para zgjedhjeve lokale të 2023-shit).

 

Tags: bashaBerishaEduard ZaloshnjaMeta

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Vullkan nënujor në Paqësorin Jugor, jepen paralajmërimet për cunami

Vullkan nënujor në Paqësorin Jugor, jepen paralajmërimet për cunami

Mbyllet “Porta e Ferrit”

Mbyllet “Porta e Ferrit”

Punonjësi i burgut të Lushnjes nuk merr paratë e shërbimit

Punonjësi i burgut të Lushnjes nuk merr paratë e shërbimit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com