Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Gjaku i pastër” është një budallallik racist!

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Artan Fuga

Unë kam bindjen e provave të shumta që paraardhësit tanë të hershëm në origjinë janë Ilirët. Me shumë se prova arkeologjike më bindin ato gjuhësore dhe historike. Arkeologjikisht nuk kam ende ndonjë besueshmëri në provat e sjellura. Por mbase gabohem dhe nuk e di mirë këtë aspekt.

Por, tjetër është origjina aq sa njohim, dhe tjetër të thuash se ne rrjedhim ekskluzivisht nga ilirët. Tjetër është koncepti i origjinave dhe tjetër koncepti i identitetit.

Në albanologji, që vuan mungesën e filozofisë, sepse albanologët kurrë nuk e kanë dashur filozofinë dhe nuk kanë hapje drejt saj, nuk është bërë si duhet dallimi midis origjinave dhe identitetit. Madje jo pak i bëjnë çorap këto dy koncepte.

Këtij gabimi i bashkëngjitet edhe një i dytë; ai i linearitetit historik. Nga ilirët direkt te arbërit dhe te shqiptarët. Ky kuptim linear i historisë identitare është ideologjik, përjashtues dhe nuk u përmbahet fakteve.

As nuk mund të mendohet që gjatë historisë stërgjyshërit dhe stërgjyshet tona nuk janë kryqëzuar me helenë, me romakë, sikurse tregojnë shumë stela varresh, a dokumenta gjendjeje civile, nuk janë kryqëzuar me sllavë, bullgarë, maqedonas, serbë, malazezë, etj, pastaj me turq për t’u mjaftuar te ata që kanë jetuar me shekuj në këto treva si kalimtarë, pushtues, a sundues.

Padyshim që ne jemi të prejardhur nga këto kryqëzime genetike, kulturore, lingusitike, arkitekturore, etj.

Ndryshe kush kërkon pastërtinë e linjës iliro-arbëre-shqiptare do të thyejë hundët para fakteve madhore që ndajnë ideologjinë nacionaliste shqiptare nga të vërtetat shkencore.

Merita e bërthamës ilire është forca e saj që pavarësisht se këtej kanë kaluar kultura të mëdha që kanë shenjuar racën njerëzore si helenike, romake, ostrogote, sllave, osmane, etj., ka ditur të vetëruhet, të mbijetojë, të marrë dhe të japë në mijëra vite pa u shuar, por duke u transformuar, përshtatur, rinovuar. Madje, jo vetëm që nuk ka humbur, por ka arritur t’i fusë brenda lëvozhgës së vet gjuhësore të ardhurit e mbetur këtu si minoritete helene, greke, romake, sllave, ostrogote, turke, madje edhe hebre.

Kjo është madhështia e saj. Por sa për kryqëzime gjenetike, gjuhësore, kulturore, njerëzore, racore me të tjerët nuk mund të thuhet se jemi veçmas popujve të tjerë që edhe ata janë produkt kryqëzimesh dhe emigrime kulturash.

Nuk erdhën hebrenjtë në Romë, nuk u përzjenë helenët me romakët, nuk u përzjenë arabët me spanjollët, nuk u përzjenë francezët me algjerianët, marokenët, etj., nuk do të përzjehen gjermanët me sirianët, e pa fund fakte të mëdhenj historikë?

“Gjaku i pastër” është një budallallik racist!

Prandaj origjinat ilire, nuk përjashtojnë aspak kryqëzimet me popujt dhe kulturat e tjera. Sa është bërthama e mbetur origjinale dhe sa është shkalla e huazimit dhe e kryqëzimit kjo është një çështje e gjerë dhe e gjatë. Por origjina nuk duhet ngatërruar me identitetin sikurse e bëjnë këtë disa pseudoshkencëtarë që diplomën universitare e kanë për gjë tjetër dhe titullin profesor a akademik e kanë në një fushë tjetër.

Amatorë të pandreqshëm.

Tags: artan fugagjaku i pasteropinionracist

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

“Të dhunuar e me rroba të shqyera”/ Ja ekzekutuesit e Presidentit të Haitit

Dermatiti i Alergjisë së Kontaktit, çfarë është e si kurohet?

Open Data: Qeveria ka më shumë shkelje në tendera se sa bashkitë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Sulm me thikë në New York, pesë të plagosur

by mirseda
10:00 | 08/06/2026
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në stacionin Penn të New York-ut,...

Lufta Ukrainë-Rusi/ Droni godet trenin e pasagjerëve në Krime, humb jetën makinisti

09:56 | 08/06/2026

Marta Kos uron Kurtin për fitoren dhe bën thirrjen: Kompromis politik për rrugën e Kosovës drejt BE

09:41 | 08/06/2026

“Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama reagon për pankartat e përdorura në protestën për Zvërnecin

09:39 | 08/06/2026

“Ishte pika e fundit”, BIRN: Revolta dhe protesta kundër Ramës dhe qeverisë

09:37 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com