E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Dermatiti i Alergjisë së Kontaktit, çfarë është e si kurohet?

Gjatë ditëve të nxehta dermatologët thonë se janë ndeshur  me një numër të madh pacientësh me kruajtje apo me skuqje në qafë apo te këmbët, pra që shfaqin mbindjeshmëri. Sipas mjekëve dermatologë, në këtë rast kemi të bëjmë me dermatit. Sipas mjekëve, dermatiti në përgjithësi është një reaksion inflamator i lëkurës që shoqërohet me situata të shumta.

Në rastin specifik të dermatitit të kontaktit burimi i reaksionit irritues vjen nga reagimi ndaj çdo lënde që mund të jetë alergjike (dermatiti alergjik), ose në çdo rast ngacmues (dermatiti rritues, kur nuk aktivizohet sistemi imunitar). Simptoma kryesore është ajo e kruarjes së lëkurës në zona lokale, e shoqëruar me skuqje, djegie, fryrje dhe nxehtësi. Skuqja nuk është as ngjitëse dhe as e rrezikshme për jetën por e bezdisshme për pacientin.

Diagnoza fillimisht është një dyshim klinik, i cili veçanërisht në rastin e një shkaku alergjik mund të identifikohet dhe konfirmohet me patch-test, një analizë alergjike e bazuar në aplikimin e dyllit derisa të provokojë një reaksion dermatologjik në përgjigje të agjentëve të njohur) ose me prick-test (me anë të inokulimit në shtresën epidermale të alergenëve të ndryshëm. Kur diagnostikohet, terapia është mbi të gjithë një lloj parandalimi, për të evituar sa më shumë të jetë e mundur ekspozimin ndaj alergjenëve të identifikuar.

Si funksionon mekanizmi alergjik

Reagimet alergjike paraqesin një përgjigje anormale të sistemit imunitar ndaj elementëve që normalisht, në pjesën tjetër të individëve nuk shkaktojnë reaksione, dhe kjo është arsyeja pse përcaktohen si reagime të “mbindjeshmërisë”. Mbindjeshmëria bazohet në mekanizma të ndryshëm por katër janë grupet e veçanta.

Grupi I: mbindjeshmëria e menjëhershme, për shkak të antitrupave të klasës E; ato përfaqësojnë reaksionin klasik alergjik që aktivizojnë lëshimin e histaminës nga qelizat mast. Një shembull tipik për këtë është astma alergjike.

Grupi II: Reaksionet janë pak më të ngadalta, por ndodhin në harkun nga një minutë në disa orë. Aktivizohet nga prezenca e antitrupave, por të një gruii të ndryshme nga IgE, dhe një shembull tipik është Sindromi i Goodpasture

Grupi III: aktivizohen nga komplekset imune dhe mund të zgjasin disa ditë për të shpërthyer. Sëmundja më e njohur e këtij grupi patologjie është ajo e sistemit Lupus Erythematosus.

Grupi IV: janë reagimet e vonuara, që duan kohë para se të shpërthejnë dhe duhet të aktivizojnë përgjigjen imunitare qelizore të limfocitit T. Pikërisht dermatiti i alergjisë së kontaktit për të cilin do të flasim më poshtë i përket këtij niveli.

Shkaqet e dermatit

Në pjesën më të madhe të rasteve mund të gjesh një agjent specifik në gjendje që të shkaktojë përgjigjen e mbindjeshmërisë. Mes atyre të zakonshmeve janë  nikeli ose mtealet e tjera, tipike tek bizhuteritë. Disa ushqime (edhe sikur vetëm kontakti me to dhe jo konsumi, si për shembull lëkura e pjeshkës).  Latex, shpesh i zbuluar në rastet e personelit mjekësor duke pasur parasysh që përdoren me shumicë dorezat që përmbajnë latex. Gjithashtu, si shkak shihen dhe kremërat, detergjentët dhe ilaçet për përdorim topik. Tek fëmijët kjo lloj alergjie ndonjëherë krijohet për shkak të panolinës.

Simptomat

Skuqja e lëkurës, që mund të shkojë nga eritema (skuqje pa përhapje të lëkurës) tek lezionet e llojeve të tjera me forma të vezikulave apo fluskave.

Ënjtje

Nxehtësi

Kruarje

Lëkurë e dehidratuar, e thatë dhe ndonjëherë e rrjepur

Zgjatja në kohë ndryshon bazuar në ekzistencën e alergjenit dhe intensitetin e reaksionit. Zakonisht nëse shmangen kontakte të reja ato  zhduket në 2-4 javë.

 Komplikacionet

Rreziku i vetëm i komplikacionit është mundësia e zhvillimit të një infeksioni, i favorizuar nga kruarja e vazhdueshme.

Mjekimi

Kryesorja në menaxhimin e dermatit të kontaktit, qoftë alergjik apo irritues është largimi nga substancat që mund të shkaktojnë reaksion të mbindjeshmërisë dhe të shmanget ekspozimi i mëvonshëm. Në rastet kur është e pamundur ti shmangësh apo nuk arrin të gjendet një shkak specifik, duhet t’i nënshtroheni një terapie ilaçesh. Më të përhapurit në fushën e alergjisë janë kortikosteroidet, ku kortizoni dhe derivatet e tij janë të aftë “të fikin” sistemin imunitar dhe të zbusin acarimin e lëkurës.

Parandalimi

Parandalimi rezulton me një rëndësi thelbësore, për aq kohë sa individi është në gjendje të njohë agjentët që i shkaktojnë alergji dhe të mudnohet ti shmangë. Disa zakone të përditshme mund të përmirësojnë irritimin e lëkurës dhe të reduktojnë intensitetin e reaksionit. Këtu përfshihen:

  1. a) Një hidratim korrekt gjatë gjithë ditës për të reduktuar rrjepjen e lëkurës dhe lëkurën e thatë.

b)Në rastet e  një reaksioni eritematoz dhe kruajtës kjo e fundit duhet të shmanget pasi lëkura e dëmtuar mund të jetë një burim infeksioni për bakteret dhe kërpudhat./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...