Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Gënje në polici, ose nuk i sheh më 3 fëmijët”, historia e dhimbshme e të riut

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Gënje në polici, ose nuk i sheh më 3 fëmijët”, historia e dhimbshme e të riut

Historia e dhimbshme e 30-vjeçarit nga Kruja, Ermir Keqi, u trajtua sot në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24.

Në vitin 2017, Ermiri së bashku me nusen, nisen në drejtim të shtetit francez për të kërkuar azil, si një mundësi më e mirë për familjen. Ai është babai i tre fëmijëve, por të voglin nuk e ka njohur, sepse është detyruar të kthehet para se të lindte.

Bashkëshortja, për të përfituar letrat franceze, i kërkon burrit që të gënjejë në polici për dhunë ndaj saj, por Ermiri nuk pranon, sepse në raste të tilla, shteti francez të detyron që të bësh burg, ose të kthehesh në Shqipëri. Në këto kushte, Ermiri zgjedh të kthehet në vendlindje, duke lënë pas tre fëmijët.

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, bashkëshorti Ermir Keqi së bashku me tezen, Mrike Lasku, rrëfyen këtë histori të dhimbshme. Bashkëshortja përdor burrin për letra, më pas e largon nga fëmijët.

Që nga viti 2017 dhe deri më tani, Ermiri ka shkëputur çdo kontakt me fëmijët, pasi gruaja i bllokon rrugët e komunikimit.
Ata rrëfyen gjithashtu se nëna e fëmijëve ka probleme mendore dhe fëmijët nuk janë te sigurt më të. Babai 30 vjeçar i bën apel shtetit që ta ndihmojë për t’i kthyer fëmijët pranë tij që të kujdeset për ta. Për më shumë ndiqni historinë….!

Rrëfimet:

Tezja e Ermir Keqit: Ermiri është djalë shume i mire, është sjelle gjithmonë mirë me fëmijët dhe gruan. Probleme këta kane patur qe këtu, ajo e rrihte vajzën e madhe
Ermir Keqi: jam martuar ne 2010 dhe deri ne 2017 kemi qene bashkë me gruan në Francë. Nga 2010 deri ne 2012 kemi qene aq te lumtur sa s’di ç’të them. Jemi njohur me shkuesi dhe pas 3 muajsh njohje vendosëm të ishim bashkë. Ne 2012 unë rashë në burg dhe aty filluan sherret dhe debatet. më kanë thënë shumë veta që gruaja kur unë isha në burg u lidh me një tjetër. Unë nuk i besova personit që më tha se gruaja ime kishte një të dashur.

I kërkova atij personi të mos ruante nusen time dhe të na linte rehat. Nuses nuk ia thashë kurrë këtë bisedë. Atëherë i thoja “ku e ke telefonin?” mbante 2 telefona njërin e fshihte tjetrin e nxirrte. E kam pyetur nëse kishte telefon tjetër ajo betohej që jo. unë e zbulova, por nuk doja të futeshim në konflikt. Ajo nuk fliste në syrin tim po shkonte disa metra larg dhe fliste me atë person. Mesazhet i ka kapur edhe tezja edhe djali i tezes.

Tezja: edhe mua më binin numra të panjohur dhe se dija kush ia jepte numrin tim atyre. Më thoshin: “na e ka dhënë një njeri që ti shkon shumë mirë”, edhe vajza i thoshte “o ba kur ti ishe në burg babit i jepte një xhaxh lekë, ia mbushte plot”. Vajza është 9 vjeç, është e vogël.

Ermir Keqi: Unë ia kam gjetur telefonin në çorap. Këtë ma ka sjellë motra më tha. E kalova si muhabet nuk i thashë gjë, i kërkova që telefonin ta vendoste në tavolinë jo në çorap. vjehrra ime e bënte këtë gjë, e mësoi që të bënte një skenar në Francë sikur e kisha dhunuar unë. Unë se kam dhunuar asnjëherë. Vëllai i saj na mori në telefon, me të kam shkuar shumë mirë. Hajde këtej tha, në Francë.

Kur arritëm në Francë kërkuam azil. Familja e gruas nuk më ndihmoi fare. kur na erdhi përgjigja e parë negativ kërkuam azil përsëri. Na refuzuan të dyja herët, por ajo nuk donte të kthehej. Do ta diskutoj me nënën time tha ajo. erdhi me mua dhe firmosi. Vëllai i tha “pse firmose, ju do rrini këtu, ju kam marrë unë dhe s’keni për të ikur në Shqipëri pa të thënë unë”.

Unë vendosa të ikja, por doja të merrja fëmijët. Ajo më tha “unë s’do kthehem kurrë”. Shkoi në polici më pas dhe ka deklaruar që burri e kishte dhunuar. Ata e kanë sqaruar të mos e bënte atë skenar dhe policia franceze e dinte që unë nuk e kisha dhunuar.

Ermiri: Ajo nuk më kontakton mua sepse familjarët nuk e lejojnë, as nëna dhe as vëllai i saj se lejojnë. Kam bërë një video është bërë kur i ka thënë e ëma që të bënte denoncim sikur burri e rrihte. Fëmijët e mi janë të stresuar. Më parë s’kisha ku të shkoja të denoncoja që ajo dhunonte fëmijët. unë atë vetë se kam dhunuar kurrë, ajo më ka kërcënuar, ka qenë e sëmurë ajo por me doktor se kemi vërtetuar se kam çuar dot./BW

Tags: burrifemijetGënjegruajagruanParispolicirrahur

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nderon 250-vjetorin e Trupës së Marinsave
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nderon 250-vjetorin e Trupës së Marinsave

12:01 | 18/11/2025
PS-PD bien dakord, në Kuvend më 18 dhjetor mocion me debat për situatën me krimin e organizuar
Aktualitet

PS-PD bien dakord, në Kuvend më 18 dhjetor mocion me debat për situatën me krimin e organizuar

11:49 | 18/11/2025
Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK
Politikë

Oerd Bylykbashi: Nuk kam marrë fletë thirrje! Në atë kohë isha…

11:07 | 18/11/2025
Next Post
Australi/ Rikthehen temperaturat e larta, rritet rreziku nga zjarret

Australi/ Rikthehen temperaturat e larta, rritet rreziku nga zjarret

“Do mundohemi të arrijmë një marrëveshje”, Mustafa flet para takimit me VV

"Do mundohemi të arrijmë një marrëveshje", Mustafa flet para takimit me VV

U përpoq që të dukej më e bukur, nëna e 3 fëmijëve deformohet nga operacionet

U përpoq që të dukej më e bukur, nëna e 3 fëmijëve deformohet nga operacionet







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nderon 250-vjetorin e Trupës së Marinsave
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nderon 250-vjetorin e Trupës së Marinsave

by mirseda
12:01 | 18/11/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka festuar në një event të veçantë 250-vjetorin e Trupës...

PS-PD bien dakord, në Kuvend më 18 dhjetor mocion me debat për situatën me krimin e organizuar

PS-PD bien dakord, në Kuvend më 18 dhjetor mocion me debat për situatën me krimin e organizuar

11:49 | 18/11/2025
Starmer nën presion, deputetët e Labour kundër planeve për azilin në Britani

Starmer nën presion, deputetët e Labour kundër planeve për azilin në Britani

11:19 | 18/11/2025
Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

Oerd Bylykbashi: Nuk kam marrë fletë thirrje! Në atë kohë isha…

11:07 | 18/11/2025
Çështja “SASPAK’, shtyhet seanca për ish- ministrin Ilir Beqaj, shkak mungesa e një prej avokatëve

Çështja “SASPAK’, shtyhet seanca për ish- ministrin Ilir Beqaj, shkak mungesa e një prej avokatëve

10:55 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com