Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka dhuruar disa libra për bibliotekën e fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’.
Në emisionin ‘Historia e Fundjavës’ e cila drejtohet nga moderatorja Mirela Milori dhe themeluesi i ‘Fundjavë Ndryshe’ Arbër Hajdari, Fevziu tha se të gjitha librat do ia dërgojë fondacionit brenda një jave.
Blendi Fevziu: ”Ka libra, kryesisht romane që do doja t’ia dhuroja bibliotekës së ‘Fundjavë Ndryshe’, për të rinjtë. Ka edhe për fëmijë dhe një sërë librash të tjerë që rekomandohen nga shtypi ndërkombëtar. Janë një pjesë të librave sepse nuk mund t’i merrja të gjitha me vete. Do ia dërgoj të gjitha ‘Fundjavës Ndryshe’ brenda një jave.’’
Themeluesi i fondacionit, Arbër Hajdari e falenderoi Fevziun për gjestin e tij.