Pas protestës së 16 shkurtit dhe djegies së mandatit të deputetit, Garda e Republikës ka vendosur t’i tërheqë oficerët për mbrojtjen fizike që gëzonte Berisha prej vitesh, kjo për shkak të postit.
Për rrjedhojë, ish-kryeministri Sali Berisha sot do të jetë në protestë si qytetar i thjeshtë, pa mbrojtjen e Gardës së Republikës.
Si në protestën e 16 shkurtit, edhe protesta e sotme e opozitës ka nisur me shpërndarjen e luleve dhe ndezjen e qirinjve në formë simbolike.
“Rama iku, Rama vdiq”, dëgjohen thirrjet e protestuesve.