Sport

Futbollisti i dehur në makinë, policia i pezullon patentën

               Publikuar në : 18:10 - 18/07/19 user tir

Futbollisti i njohur francez David Trezeguet është gjobitur nga policia e Torinos, pasi është kapur duke i dhënë makinës nën efektin e alkoolit.

“Il Corriere” raporton se Trezeguet i është pezulluar edhe patenta. Thuhet se ai po drejtonte një automjet tip “Jeep” kur është ndaluar nga policia rrugore.

Fillimisht Trezeguet ka debatuar me policët dhe ka refuzuar që të bëjë testin e alkoolit, ndërsa më vonë është detyruar që t’i nënshtrohet urdhrave të policisë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT