Kuriozitete

Instagram-i sjell ndryshimin që nuk do ju pëlqejë aspak

               Publikuar në : 18:38 - 18/07/19 M. S

Instagrami ka ndërmarrë një iniciativë të re, duke shmangur vënien në dukje të pëlqimeve, për të sjellë qetësim në gjendjen mendore të përdoruesve të tij. Ndonëse shumë prej ndjekësve janë kundër, për një pjesë tjetër ndikon në shëndetin mendor.

Presioni i klikimeve është kthyer në makthin e të rinjve, dhe jo vetëm. Shumë prej fotove postohen për të marrë vëmendjen, ndaj Instagram-i ka marrë masat e para.

Instagram-i tashmë është duke fshehur numrin e pëlqimeve në postime, në disa vende duke përfshirë Australinë dhe Japoninë.

Kjo iniciativë e marrë nga kompania në pronësi të Facebook, vjen si një përpjekje për të “hequr presionin” e të qenit të pëlqyer tek përdoruesit.

Faza eksperimentale, që nisi orët e para të së enjtes, bën që përdoruesit të shohin vetëm një emër dhe më pas “dhe të tjerë” poshtë një postimi.

Personat që i postojnë fotot ose videot, mund ta shohin sesa pëlqime kanë marrë, por të tjerët jo.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT