E hënë, 10 Gusht, 2020
32 C
Tirana

Parajsa fiskale, si mbijetesë e monarkisë në demokraci

Më të lexuarat

Pronari i hotelit në Tushemisht nxjerr emrat e dy autorëve të atentateve

Pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçllari, ka dhënë emra konkretë se cilët beson ai se fshihen pas dy atentateve në hotelin e...

Kthimi nga zonat bregdetare, Policia: Hiqen 34 patenta, gjobiten 154 shoferë

Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa 4...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë...

Pandemia/ Epidemiologu i njohur: Lajme të mira miqtë e mi

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa “lajme të mira” lidhur me pandeminë. Ai sqaron se virusi...

Dy atentate në pak ditë në hotelin në Tushemisht, pamjet e kamerave nga atentati i parë

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, ku u regjistruan të shtëna me breshëri mëngjesin e sotëm, ka qenë në shënjestrën e një tjetër...

Hidhet shorti për raundin e parë të “Champions League”, ja cili është kundërshtari i Tiranës

Është hedhur ditën e sotme shorti për raundin e parë të ndeshjeve të kampionatit “Champions League”. Tirana do të jetë përballë skuadrës gjeorgjiane, Dinamo e...

Ronaldo do të largohet nga Juventusi, zgjedh ekipin e ri

Një fjali e thënë së fundmi nga Cristiano Ronaldo lidhur me sezonin 2019-2020, ka bërë që të lindin aludim për një largim të mundshëm...

Nga: Klementin Mile

Ndërsa dëgjojmë lajme për shkarkimin e pritshëm të Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe shkarkimin tashmë të ndodhur të Enton Duros nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve, na mbetet, në këtë verë të nxehtë, të urojmë që këto ngjarje të mos jenë të lidhura së bashku, për shembull si shenjë e instalimit të plotë të autokracisë, ose të lidhura së jashtmi, në ndonjë mënyrë të komplikuar, me fenomenin e parajsës fiskale.

Në fakt, nuk është lajm që autokracia dhe parajsa fiskale kanë marrëdhënie të shkëlqyera me njëra-tjetrën. Madje, ekzistenca e njërës duhet të na bëjë të kërkojmë gjurmët e tjetrës. Por a ka vend për parajsën fiskale në një vend demokratik?

“Demokracinë e do vetëm populli”, shkruajnë politologët amerikanë, Bueno de Meskita, Smith, Siverson dhe Morou në librin e tyre “Logjika e mbijetesës politike”. Nga ana tjetër, personat esencialë për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit preferojnë monarkinë dhe vetë lideri preferon autokracinë. Në këtë mënyrë, secila prej kategorive arrin maksimumin e përfitimit nga pushteti.

Demokracia i jep mundësinë çdo personi nga populli që të ketë një shans më të madh për të ndikuar qeverisjen sesa në monarki ose autokraci. Gjithashtu, demokracia nënkupton politika publike për të rritur cilësinë e jetesës për të gjithë. Lideri në demokraci është i detyruar t’i japë llogari popullit.

Monarkia është në përfitim të oborrtarëve, të aristokratëve, të atyre pak personave që kanë rol esencial për qëndrimin në pushtet të liderit, që në këtë rast është mbreti. Në monarki ka shumë pak politika publike për përmirësimin e jetesës së popullit dhe mbreti e mban pushtetin duke i shpërblyer me të mira private oborrtarët dhe aristokratët. Ai jep llogari vetëm para tyre.

Autokracia i jep përfitime të jashtëzakonshme liderit dhe shumë më pak mbështetësve esencialë të tij. Kjo, sepse këta mbështetës janë të zëvendësueshëm lehtësisht. Nga pikëpamja e politikave publike, autokracia prodhon qeverisjen më të keqe të mundshme.

Në regjimet e cilësuara demokratike, qofshin këto demokraci të plota si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, demokraci të mangëta si Italia dhe Greqia, apo gjysmëdemokraci (regjime hibride) si Shqipëria dhe Turqia, aristokratët dhe autokratët e kanë gjetur mënyrën për të mbijetuar. Ajo është parajsa fiskale.

Ndryshe nga koha kur aristokracia ishte e ligjshme, pra kur aristokratët dhe njerëzit e thjeshtë nuk ishin të barabartë para ligjit, ideali i demokracisë është të mos vendosë askënd mbi ligjin dhe të mos e aplikojë këtë të fundit në mënyrë diskriminuese ndaj qytetarëve. Por, pavarësisht barazisë politike, procesi ekonomik, ai i ligjshëm dhe ai kriminal, sjellin pabarazi të mëdha. Me rëndësi publike është rasti kur lideri dhe mbështetësit esencialë të tij përfitojnë shuma të mëdha parash prej (keq)qeverisjes dhe korrupsionit, të cilat, sigurisht, do të ishte vetëvrasje politike dhe ekonomike po t’i deklaronin publikisht.

Parajsa fiskale është zgjidhja ideale për ta. Në këtë mënyrë, lideri i një shteti demokratik mund të jetojë si mbret, me privilegje të pamerituara dhe të pajustifikueshme në demokraci, duke përfituar nga sekreti financiar që ofrojnë parajsat fiskale. Mbështetësit esencialë të tij mund të jetojnë si oborrtarë dhe aristokratë, me privilegjin për të mos paguar taksa si qytetarët e thjeshtë të vendit të tyre, duke përfituar nga normat e taksimit zero ose shumë të ulëta të parajsës fiskale. Pra, parajsa fiskale është mekanizmi për mbijetesën de facto të monarkisë, në kushtet kur de jure ajo është e paligjshme. /Gazeta Liberale

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Prezantohet Ilir Daja: Rekord për mua të drejtoj Partizanin

Ilir Daja është zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit. Daja gjatë prezantimit theksoi se është rekord për të drejtimi i Partizanit: “Treshin e kam rekord personal,...

A është i dëmshëm gjumi pranë celularit? Ja ç’thonë ekspertët

Nëse po e lexoni këtë, me siguri jeni një nga shumë njerëzit, që e mbajnë celularin e tyre pranë në shtrat ose në komonë...

Arrestohet njëri ndër biznesmenët më të njohur në Hong Kong

Në Hong Kong është arrestuar biznesmeni, Jimmy Lai, nën akuzat për bashkëpunim me forcat e huaja. Zyrat e një gazete në pronësi të tij janë...

1000 tonë naftë në plazhin përrallor, katastrofë ekologjike

Mijëra vullnetarë janë në garë me kohën për të përmbajtur dëmet e shkaktuara nga rrjedhja e naftës në plazhet përrallore të ishullit Mauritius të...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...