”Fushata si plakat e marsit”/ Rama i përgjigjet Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar çeljen e fushatave të dy partive më të mëdha në vend, atë të PS dhe PD.

Berisha, e ka cilësuar si një vullkan hapjen e fushatës nga Lulzim Basha, ndërsa hapjen e fushatës nga ana e Ramës e ka cilësuar si plakat e Marsit, për ftohtësinë që e karakterizohen këto të fundit.

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar edhe kryeminsitri Edi Rama.

I ftuar në emisionin Opinion, Rama tha se grumbullimet në fushatën e PD janë të rrezikshme për qytetarët dhe shëndetin e tyre.

Edi Rama: “Nuk e ndoqa unë pjesëmarrjen, ishte në takim ky? Apo e ruajti ndenjësen e vet dhe nuk vajti atje? Sepse ai e di shumë mirë sepse vajtja atje në ato kushte, është e rrezikshme. Ky vajti atje apo vullkanin ja la atyre që vajtën dhe kush të digjet le të digjet në atë vullkan? Këto lloj grumbullimesh siç tregoi edhe dinamika në SHBA janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve”.