Mitingu i PD-së, habit Rama: Uroj që policia të mos marrë masa

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se uron që Policia të mos marrë asnjë masë për Partinë Demkratike, pas mitingut të sotëm elektoral.

I ftuar në emisionin Opinion, Rama tha se nëse policia do bëjë ndonjë gjë, do hajë ‘baltën’ nga Partia Demokratike.

Edi Rama:Unë nuk e di se çfarë do të bëjë policia por sinqerisht uroj të mos bëjë asgjë, të mos marrë masa. Kjo sepse ata janë artistë në të luajturit rolin e viktimës, siç edhe bënë në Elbasan, dolën atje sikur kishin lënë dasmën në Ditën e Verës dhe unë gjoja kisha shkuar me një tufë me banda. Dhe luajnë rolin e viktimës. Shpresoj që të mos bëjë gje policia sepse do ta hajë policia të gjithë atë baltën që hidhet klubeve”.