E hënë, 24 Janar, 2022
0.5 C
Tirana

‘Fundjavë Ndryshe’ dhe emisioni ‘Stop’ mbledhin 62 mijë dollarë për Arjan Salën

Mblidhen 62 mijë dollarë për familjen e Arjan Salës, i shpallur “Dëshmor i atdheut” për aktin e tij heroik të shpëtimit të 25 kolegëve të tij në zjarrin që ra në një qendër tregtare.

Iniciativa erdhi nga drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari dhe drejtuesit të emisionit “Stop” në TV Klan, Saimir Kodrës.

Iniciativa që u bë pjesë e emisionit “Opinion”të Blendi Fevziut, zgjoi kureshtjen e qytetarëve të cilët arritën të mblidhin brenda 1 ore të transmetimit live një shumë rreth 30 mijë dollarë në ndihmë të familjes.

Por, drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, bëri të ditur se deri më tani kanë kontribuar 1.200 shqiptarë për familjen e Arjan Salës, dhe shuma ka arritur në 62 mijë dollarë.

”Arjan Sala ka pasur mbështjetjen e shumë shqiptarëve. Nisëm mbledhjen e fondeve në bashkëpunim me emisionin Stop dhe Opinion për të siguruar të ardhmen e djalit të heroit. Deri tani kanë dhuruar 1200 shqiptarë dhe janë mbledhur 62.000 dollarë. Mirënjohje secilit prej jush!’’, shkruan Hajdari në rrjetin social, Facebook.

Trupi i 32-vjeçarit Sala u gjend pas tri ditësh teksa kishte rënë zjarr në magazinat e qendrës tregtare. Sipas të dhënave të para hetimore bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike, por hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen që I mori jetën punonjësit të sigurisë, baba i një djali katërvjeçar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...