pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişenbetjojobetenbetenbetcasibompasacasinopusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetcasibompasacasinobetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Fundi i një frustrimi, fillimi i një ere të re

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Preç Zogaj 

Sot po mbahet në Bruksel takimi zyrtar që shënon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Më në fund, pasi qeveria jonë kishte festuar një herë vite më parë hapjen e tyre propagandistike, kemi një  zhvillim real që nuk ka gjasa të futet sërish në limbo.

Kalendari i integrimit tonë në BE ka fluturuar me kohë nga afatet e ëndrrës, pritjes dhe mund të themi edhe të shpërblimit të merituar për popullin më proeuropian në Ballkan. Nesër, ironikisht, do të marrim atë që Serbia dhe Mali i Zi e kanë marrë prej vitesh. Megjithatë, hapja e negociatave është një ngjarje  pozitive  me vlerë të madhe për ne.

Ëndrra vazhdon. Më mirë vonë se kurrë. Më mirë brenda se jashtë. Më mirë nën regjimin e rreptë të normave dhe  arritjeve standarde europiane se sa nën të ashtuquajturin “ sovranizëm” të reklamuar nga një skotë bajraktarësh politikë që kanë sunduar e sundojnë duke shkatërruar zgjedhjet e lira, sundimin e ligjit, qarkullimin e elitave, trasparencën dhe llogaridhënien. Me fjalë të tjera themelet  e rendit demokratik euroamerikan.

Ne nuk kemi dhe as duhet ta çojmë nëpër mend të kemi një busull tjetër  përveç asaj perëndimore.  Historia flet: sa herë që elitat politike të Tiranës i kanë kthyer kurrizin apo mbyllur derën perëndimit për interesat e pushtetit të tyre, vendi ka rënë në fatkeqësi.

Hapja e negociatave  ishte  shndërruar  në frustrim për shumicën  europianiste në Shqipëri.  Si një provim të cilin dukej sikur nuk do ta merrnin  kurrë.

Dy-tre herë na ngelën Franca, Holanda,  Danimarka. Njëherë tjetër na e shtynë provimin kushtet e Gjermanisë që më parë kishte qenë në pararojë të  zemërgjerësisë ndaj nesh. Me këtë rast u  bëmë ne shkak që të penalizohej  Maqedonia e Veriut. Pastaj doli në skenë vetoja Bullgare për Maqedoninë e Veriut prej së cilës u penalizuam ne dy herë rresht.

Si akt, vendimi për hapjen e negociatave miksion vlerësimin për përmbushjen e kritereve me momentin politik të BE-së dhe vendeve anëtare në lidhje me politikat e zgjerimit. Është shumë vështirë të kuptohet ku mbaron aspekti teknik dhe ku fillon momenti politik. Arsye për të thënë “jo” gjen sa herë të duash po t’i kërkosh.  Vetë  kriteret  janë si llastik në këtë fazë. Duhet t’i kesh përmbushur  në ekstrem që t’u mbyllësh gojën të gjithëve e të mundësh edhe pengesat politike.

Shqipëria i ka armatosur rregullisht mospranuesit e saj.  Sidomos me nivelin e  lartë të korrupsionit dhe me plot ngjarje të tjera që kanë vizatuar një vend me probleme të mëdha të sundimit të ligjit.

Sidoqoftë, duke e ditur se hapja e  negociatave nuk është hyrje në BE, por thjesht kualifikim për të vijuar provimet e hyrjes si dhe duke parë pingpongun e refuzimeve, herë për një arsye e herë për një tjetër, njerëzit në Shqipëri po bënin pyetje të rënda, dëshpëruese: Mos nuk na duan fare? Mos po luajnë me ne?

Këto pyetje ranë në fund të javës së shkuar. Sëpaku për  hapjen e negociatave. Falë impenjimit me një propozim konkret të Presidentit  të Francës, Emanuel Macron, që u votua  nga parlamentet e Sofies dhe Shkupit, vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut u hoq.

Presidenti Makron, parlamenti bullgar dhe ai maqedonas, ku deputetët e partive shqiptare kishin një rol vendimtar, shkruan emrin e tyre në zhbllokimin e  ngërçit të madhe dhe meritojnë mirënjohjen e europianistëve kudo ku janë.

Por duhet ta themi: Koshienca e re e bashkimit të Perëndimit demokratik në mbështetje të Ukrainës përballë agresionit të paprovokuar e të pajustifikuar kundër saj nga ana e Rusisë ka shërbyer për të përshpejtuar proceset integruese në BE të vendeve kandidate si Shqipëria dhe Maqedonia e  Veriut, apo vendeve aspirante, si Ukraina dhe Moldavia.

Edhe njëherë, përmes zhbllokimit të një ngjarjeje konkrete të favorshme për ne, siç është hapja e negociatave, kuptojmë e duhet të kuptojmë më mirë se nuk jemi një ishull i shkëputur nga bota, siç predikojnë  strucët dinakë të politikës së vjetër. Falë hapjes jemi në ndikimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve  brenda familjes europiane dhe euroatlantike për çdo gjë të rëndësishme që ka lidhje me sigurinë, ekonominë, drejtësinë, kulturën dhe jetën tonë.

Ashtu si me SHBA-në, marrëdhëniet  me BE nuk janë e nuk duhet të shihen në optikën partiake apo të pozicionit të partive në periudhën e dhënë. Ka plot tema, çështje dhe qasje për t’u diferencuar e konfrontuar politikisht me njëra tjetrën brenda vendit.

Opozitës, siç e kemi thënë shpeshherë, i shkon të sillet e të shtyjë si qeveria-dhe kur është nevoja edhe më fort se qeveria-për integrimin e vendit në BE. Historia ka treguar se asnjë qeveri nuk ka përfituar elektoralisht nga sukseset në procesin e integrimit. Ndoshta sepse sukseset kanë ardhur me vonesë. Ndoshta sepse qytetarët i perceptojnë këto arritje si produkte të hapjes dhe jo aq të qeverive. Kur PD nuk përfitoi elektoralisht nga heqja e vizave që ishte një arritje konkrete e prekshme për çdo qytetar, merret me mend se çfarë mund të kapitalizojë Rama nga hapja e vonuar e negociatave.

Hapja e negociatave ngre siparin e fragmentit me të gjatë të rrugës për t’u anëtarësuar me titull të plotë në BE. Mirë është të nxitojmë sa të mundemi. Sidoqoftë, natyra e detyrave për t’u përmbushur në këtë fazë është e tillë që vendi dhe demokracia përfitojnë thjesht duke përshtatur e zbatuar hap pas hapi, njërin pas tjetrit, tridhjetë e pesë kapitujt voluminozë  të europianizimit. Europianistët e çdo kahu politik që janë shumicë dërmuese kanë vërtetë arsye të kenë shpresë se përmes “provimit” të negociatave do të kemi më shumë demokraci, zgjedhje me të mira, sundim me të fortë të ligjit. /Liberale.al/

Tags: benegociatatPrec zogaj

TË LIDHURA

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

Atentat me helm sintetik ndaj krahut të djathtë të Putinit

Sulmi kibernetik, rikthehet funksionimi i disa shërbimeve online

Rama: Shkatërruam drejtësinë e korruptuar, as paratë s’mund të mbrojnë më politikanët pas hekurave







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta e 12-të në Tiranë/ Nis grumbullimi në “Skënderbej”, thirrje për dorëheqjen e Ramës

by mirseda
18:07 | 11/06/2026
0

Në ditën e 12 qytetarët janë të vendosur dhe vijojnë protestat. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi...

Erdogan sulmon Netanyahun: Do të ketë fatin e tiranëve të historisë

17:47 | 11/06/2026

Fundjava me reshje shiu, ja si pritet të ndryshojnë temperaturat

17:43 | 11/06/2026

Vrasja e efektivit, Lamallari: Pres përfundimin e hetimeve! Opozita: Operacioni u komandua shumë keq

17:38 | 11/06/2026

Holandë/ Makina përplas grupin e nxënësve, 3 viktima

17:20 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com