Politikë

Franca kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut


               Publikuar në : 15:15 - 10/10/19 M. S

Franca është kundër çeljes së negociatave në tetor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu shkruan agjencia e lajmeve Reuters, teksa thekson se Franca kërkon rivlerësim në vitin 2020.

Sipas Reuters, Franca thotë se BE po përballet me shumë sfida.

“Franca është shprehur kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tani për tani, thanë burime diplomatike për Reuters, duke hedhur një hije mbi ambicien e vendeve për t’u integruar me Perëndimin”.

Franca shprehet se BE duhet të reformohet së pari nga brenda, së pari për të trajtuar me një forcë dhe unitet më të madh sfida të tilla si ndryshimi i klimës dhe migracioni. “Ata nuk kanë plotësuar kushtet. Ne po u kërkojmë atyre të bëjnë përpjekje të reja”, tha një zyrtar francez citon Reuters.

“Negociatat nuk mund të hapen në tetor 2019, por ne do të duhet të rivlerësojmë situatën në vitin 2020”, është shprehur ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT