Një ditë më parë në mediat greke kanë publikuar foton dhe inicialet e një prej shqiptarëve, të akuzuar për vrasjen e një adoleshenti grek, ngjarje e ndodhur një muaj më parë, shkruan iefimerida.gr.
Sipas tyre ai është një 23-vjeçar dhe dyshohet se është autori kryesorë i ekzekutimit të 19-vjeçarit, pasi në krim thuhet se kanë qenë të përfshirë 3 shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur më 18 Mars në lagjen Marousi të Athinës, ku shkak është bërë një borxh prej dhe prej 170 eurosh.
Nga hetimet e para rezulton se, 19-vjeçari ia kishte dhënë paratë shqiptarëve për të blerë kanabis, por këta të fundit nuk ia kishin dhënë.
Në debat e sipër, pikërisht 23-vjeçari dyshohet se e goditi me thikë të riun grek, i cili humbi jetën në spital.
Tre shqiptarët, 23-vjeçari dhe dy të tjerë të moshës 24 dhe 33 vjeç dyshohet se janë larguar nga Greqi nëpërmjet Kakavijës dhe janë rikthyer në Shqipëri. Tre të rinjtë janë shpallur në kërkim.
Por, sot mediat greke kanë bërë të ditur se 19-vjeçari i cili mbeti i varrë njihej me emrin Thoma.
Një dëshmitar okular, por njëherësh edhe shok i viktimës, ka folur me detaje lidhur me ngjarjen dhe tregon çfarë ndodhi natën e 18 Marsit në lagjen “Marousi” të kryeqytetit grek.
Sipas tij, shqiptari në fjalë quhet Xhuliani dhe është 23 vjeç.
“Si fillim u përleshëm rëndë me shqiptarët, por ata na rrahën. Xhuliani qëlloi me thikë në gjoks Thomain. Ai u përpoq të më bënte të njëjtën gjë dhe me mua, por fatmirësisht erdhi një mik i yni dhe më shpëtoi. Thomai tentoi të largohej pasi u qëllua, por pak më vonë u rrëzua, ishte i mbuluar me gjak”, thotë njëri prej shokëve të 19-vjeçarit të vrarë, që atë natë ishte dëshmitar okular.
Miku i viktimës dëshmoi se ai dhe Thomai kishin qenë në kontakt me 23 vjet shqiptar përmes një shoku të përbashkët për t’i blerë hashash.
“Thomai i kishte marrë paratë (170 Euro), por shqiptari nuk kishte sjellë drogën. Pastaj i thamë mikut tonë që të ndërhynte dhe kontaktoi me Xhulianin që të na sillte drogën”, vazhdon dëshmia.
Pasi miku i tyre i përbashkët kontaktoi me 23-vjeçarin shqiptar, Thomai mori një telefonatë prej tij.
“Në celularin e Thomait u përgjigja unë. Ishte Xhuliani, filloi të bërtiste. Ndoshta nuk e kuptoi që nuk isha Thomai. Pyeti ku je. Nuk kaloi shumë kohë dhe e pamë tek sheshi. Ai ndërkohë ishte aty kur na telefonoi”, thotë në dëshminë e tij shoku i viktimës.
Më pas nisi sherri verbal mes tyre dhe 3 shqiptarëve, e më pas përplasja fizike që çoi deri në vrasjen e 19-vjeçarit.
Nga komunikimit dhe të njohin miqtë e viktimës, policët arritën në identifikimin e autorin 23 vjeçar dhe dy vëllezërit po shqiptarë të cilët ishin bashkëpunëtorë të tij në këtë krim të rëndë. Ndërsa thuhet se shqiptari 23-vjeçar ka çaktivizuar ç’do llogari në rrjet sociale për të humbur gjurmët.
Kërkimi për 23 vjeçarin, po vijon por ende nuk ka asnjë rezultat konkret.
Ndërsa me anë të avokatit të saj Alexis Kougias, familja viktimës ka bërë apel për zbardhen e menjëhershme të ngjarjes dhe është mjaft të indinjuar me policinë. TIRANA TODAY