E hënë, 2 Gusht, 2021
25.5 C
Tirana

Tusk në Kosovë: Optimist për dialogun me Serbinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, është shprehur optimist në lidhje me zhvillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Pa normalizim gjithëpërfshirës dhe pa implementimin e plotë te marrëveshjeve nuk shoh se si mund të bëhet një ndryshim dhe përmirësim i marrëdhënieve. Pas takimit që realizova me presidentin e Serbisë, Aleksnder Vuçiç dhe sot me presidentin tuaj Hashim Thaçin, jam shumë më optimist”.

“Më lejoni që të falënderojë Thaçin, ashtu siç e falënderova edhe Vuçiçin për kapitalin personal që kanë investuar në dialog. Bëhet fjalë për një vendim strategjik, që jam i bindur se do të shpaguhet në afat të gjatë”.

Tusk përgëzoi Kosovën për ratifikim e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për konsensus politik në lidhje me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ju përgëzoj për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Kjo e vendos Kosovën një hap para për t’u afruar më shumë regjimit të udhëtimit pa viza.

Jam i sigurt se do të vazhdoni me proceset e reformave dhe se nuk do të hiqni dorë nga kjo. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon konsensus politik dhe me konsensusin tuaj do të kemi mundësi të vazhdojmë me këtë politikë të mirëfilltë”./KlanKosova

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...