Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë ka nxjerrë në pah vlerat pozitive, humanizmin dhe solidaritetin, qoftë kjo edhe ndërmjet armiqëve historikë. I tillë është rasti i bashkëpunimit ndërmjet ushtarit të Kosovës dhe atij të Serbisë, të cilët punojnë bashkë për të nxjerrë njerëzit që janë nën rrënoja.
Kjo foto është bërë një hit pëpër mediat e huaja, pasi nxjerr në pah vlerat më pozitive ndërmjet njerëzve. Në foto shihen dy ushtarë, një kosovar dhe një serb duke i kaluar tullën dorë më dorë njëri-tjetrit.
Në Shqipëri janë dërguar forca shpëtimi nga gjithë rajoni dhe Evropa. Ku padayshim, angazhimi më i madh ka qenë nga shqiptarët e Kosovës. Gjatë dy ditëve ka pasur një angazhim tërësor nga Kosova, qoftë qeveria dhe popullata për të qenë sa më pranë vëllezërve të tyre nga Shqipëria. Në Kosovë, popullata ka hapur dyert për të gjithë ata që kanë nevojë për strehim dhe biznese, njerëz të thjeshtë janë angazhuar masivisht për të mbledhur ndihma për viktimat nga tërmeti.