Zbardhet dëshmia e 16-vjeçarit, i cili qëlloi mbrëmë me plumb në kokë gjyshin e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Vangjel Kapllani ka thënë para oficerëve të policisë se ka qëlluar me plumb gjyshin e tij, pasi ai “i kishte nxirë jetën”.
“E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më”, ka thënë para oficerëve të policisë adoleshenti nga Vlora, që pas krimit makabër doli pa të keq dhe tha në një intervistë ekskluzive për gazetarin Enrik Mehmeti se e kishte gjetur të mbuluar nga gjaku gjyshin e tij, duke aluduar se ishte qëlluar për grabitje nga persona të tjerë.
Kapllani mbante të njëjtin emër me gjyshin që vrau, me sa duket për t’i marrë paratë, ndërsa u rrit nga viktima që në moshën 6-muajshe, pasi prindërit i kishte humbur në një aksident.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:40 në lagjen “Rilindja” në Vlorë.