Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Dështon takimi Trump-Kim, nuk ka marrëveshje. Presidenti amerikan zbulon detaje

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant

Ka dështuar samiti i mbajtur në Vietnam, teksa Trump dhe Kim Jong-un nuk kanë arritur në një marrëveshje. Sipas presidentit amerikan, samiti dështoi pasi Koreja e Veriut kërkoi që të hiqeshin të gjitha sanksionet ndaj saj.

Trump mbajti një konferencë shtypi pas samitit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, ku ka dhënë detaje lidhur me takimin mes tyre.

“Mund të kisha firmosur sot, por doja të veproja drejt dhe jo shpejt”, tha Trump.

Shtëpia e Bardhë pohoi se nuk ka pasur një marrëveshje mes Trump dhe Kim Jong-un, ndërsa shtoi se ata kishin diskutime konstruktive mbi çështjen e denuklearizimit.

“Presidenti Donald J. Trump i Shteteve të Bashkuara dhe Kryetari Kim Jong-un i Komisionit të Çështjeve të Shtetit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë mbajtën takime shumë të mira dhe konstruktive në Hanoi, Vietnam, më 27-28 shkurt 2019. Të dy udhëheqësit diskutuan mënyra të ndryshme për të çuar përpara denuklearizimin dhe konceptet e nxitura nga ekonomia. Asnjë marrëveshje nuk është arritur në këtë kohë, por ekipet e tyre përkatëse shpresojnë të takohen në të ardhmen”, pohoi Shtëpia e Bardhë.

Më parë Kim dhe Trump dukeshin më të sigurt në përparimin në bisedimet e tyre. Kim tha se do të ishte i gatshëm për çështjen e denuklearizimit, duke folur në ditën e dytë të samitit me Presidentin e SHBA Donald Trump në Hanoi, Vietnam.

“Nëse unë nuk jam i gatshëm ta bëj këtë, unë nuk do të isha këtu tani”, u tha Kim gazetarëve përmes një përkthyesi kur u pyet nëse ai ishte i gatshëm të heqë dorë nga armët e tij bërthamore.

Megjithatë, udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk dha hollësi mbi atë që nënkupton denuklearizimi ose hapat konkrete që ai do të merrte.

Ndërsa SHBA kërkon që Koreja e Veriut të heqë dorë nga të gjitha armët e saj bërthamore, Koreja e Veriut dëshiron heqjen e një ombrelle bërthamore të SHBA-së për aleatët e saj aziatikë, si Koreja e Jugut dhe Japonia./ Përshtati Tirana Today

Tags: dështonKimsamititakimiTrump

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Ruçi pret delegacionin e PE, Kelam: Po tentohet vonimi i çeljes së negociatave në BE

Kryesuesi i delegacionit të PE, opozitës: Po pengoni çeljen e negociatave

Fleckenstein: U zhgënjeva nga Kryemadhi, ja ç’më tha në fund të takimit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com