Presidenti Meta dhe kryeministri Rama janë bërë bashkë në Prishtinë, me rastin e ceremonisë së 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Pavarësisht përplasjeve në vend lidhur me zgjedhjet, ata duket se kanë bërë armëpushim në këtë moment të veçantë për Kosovën.
Rama dhe Meta kanë qenë pranë njëri-tjetrit, e ndërsa reflektohet një qëndrim i ftohtë nga të dy palët.
Ende nuk ka një informacion nëse përpos takimit formal në këtë ceremoni, mes dy liderëve do të ketë edhe një takim të ‘fshehtë’ që lidhet me krizën politike në Shqipëri.
Tensioni mes kryeministrit dhe presidentit nisi që kur Meta çdekretoi datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërsa mazhoranca e cilëson atë si vendim ‘nul’, si dhe nesër në Parlament ka kërkuar të diskutojë një mocion me debat për shkarkimin e presidentit.